Përleshje mes policisë dhe neonazistëve, i bllokuan rrugën emigrantëve
Të paktën 31 agjentë kanë mbetur të plagosur nga përleshjet mes neonazistëve dhe trupave të sigurisë përpara një qendre refugjatësh në qytetin gjerman, Heidenau, pranë Dresdenit, mbrëmjen e djeshme (23 gusht).“Njëri prej tyre mbeti i lënduar rëndë,” tha policia e Dresdenit në një deklaratë për shtyp, duke shtuar se në përleshje morën pjesë rreth 136 agjentë. Përleshjet vazhdojnë, ndërsa në vend po vijnë mijëra refugjatë , që aktualisht ndodhen në tranzit në Serbi.Përleshjet – Gjatë natës, qindra njerëz kanë protestuar përpara qendrës së qytetit, duke bllokuar rrugën ku do kalonin 250 emigrantë. Sipas të dhënave të policisë, “rreth 600 persona nga qarqet e ekstremit të djathtë gjerman goditën me gurë, shishe e fishekzjarrë”, duke i detyruar autoritetet të përdornin gaz lotsjellës.Takimi mes Merkel e Hollande - Këtë të hënë (24 gusht) do të ketë një takim mes Angela Merkelit dhe Francois Hollande pikërisht për të diskutuar mbi temën e emigrantëve. Berlini e Parisi, duan të japin një shtysë të re për atë çka ka ndodhur kohët e fundit, tha një zyrtar diplomatik. Qoftë Merkel por dhe Hollande, ka lënë të kuptohet zyrtari, janë të ndërgjegjshëm se Europa po përballet me emergjencën më serioze në lidhje me emigrantët në 50 vitet e fundit.