Kaçaniku, “kryeqyteti xhihadist i Kosovës”
Qyteti i vockël krenohet me vetëm 30.000 banorë, por dhjetëra persona lokalë kanë shkuar për të luftuar për xhihadin në Irak dhe SiriI ndodhur në një luginë të pyllëzuar ku qytetarët e paguan me jetën e tyre mbrojtjen e tij, qyteti i Kaçanikut në Kosovën jugore është shumë krenar me të rënët e luftës, shkruan gazeta britanike “Daily Telegraph”.Varrezat e mirëmbajtura përfshijnë rreth 100 viktimat e spastrimit etnik të udhëhequr nga serbët në vitin 1999, ndërsa në qendër të qytetit, një statujë nderon pjesëtarët e rënë të Brigadës 162 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Por një dekadë e gjysmë më pas nga lufta që solli pavarësinë e Kosovës, ka ndoshta më pak krenari në kulturën e re të luftëtarëve të Kaçanikut.Në tre vitet e fundit, afërsisht 24 vendas, të afërm mes veti, kanë shkuar për të luftuar në radhët e grupeve xhihadiste në Siri dhe Irak, duke i dhënë qytetit prej vetëm 30,000 banorëve një reputacion të padëshiruar si kryeqyteti xhihadist i Ballkanit.Për të shtuar namin e keq, një prej tyre, rekrutuesi 25-vjeçar me emrin Lavdrim Muhaxheri, ka kryer krime rrëqethëse të ngjashme me ato të kryera në Kaçanik në vitin 1999, kur trupat britanike zbuluan një varrezë masive me 81 trupa.Verën e kaluar, në një akt që tronditi tërë Kosovën, Muhaxheri postoi fotot personale në Facebook duke prerë kokën e një burri tjetër të dyshuar për spiunazh kundër shtetit islam. Një tjetër video tregon atë duke bërë ekzekutimin e një burri sirian me anë të armës RPG.“Muhaxheri i ka dhënë Kaçanikut një emër si qyteti më radikal në Kosovë, në mos në të gjithë Ballkanin”, tha Musli Verbani, një imam lokal, i cili pretendon se ekstremistët e detyruan atë të largohet nga Shoqata Islamike Kaçanikut katër vjet më parë. “Unë paralajmërova se ky lloj rreziku po vinte, por askush nuk dëgjoi”.Kosova, natyrisht, nuk është e vetme në mesin e vendeve evropiane në përvetësimin e ekuivalentit të vet të llojit të xhihadistit Gjon nga Britania. Por, për një komb prej vetëm 1.8 milion njerëz, kjo tani paraqet një barrë të rëndë në aspektin e numrit të qytetarëve që i bashkohen ISIS-it.
Ministria e brendshme e Kosovës vlerëson se rreth 300 kosovarë kanë ndjekur hapat e Muhaxherit, duke bërë Kosovën kontribuuesen më të madhe në Evropë për kokë banori. Së bashku me Shqipërinë fqinje, e cila ka paraqitur numrin prej rreth 200 xhihadistëve, si dhe Bosnjës me rreth 160 të tillë, tani vendi shihet si një strehë potenciale për ISIS-in në përpjekje për të krijuar një front të ri kundër Evropës në Ballkan.Ajo çfarë gjithashtu alarmon zyrtarët perëndimor të sigurisë, megjithatë, është pyetja se për çfarë arsye Kosovarët po bashkohen me fanatikët e ISIS-it.Në fund të fundit, në vitin 1999, ishte Perëndimi ai që shpëtoi popullsinë kryesisht myslimane të Kosovës, me anë të bombardimeve të NATO-s që ndalën fushatën e spastrimit etnik nga ekstremistët serbë.Që atëherë vendi ka qenë në mënyrë të palëkundur pro-perëndimor, me kryeqytetin, Prishtina, i cili mburret me statujën e Bill Klintonit dhe një rrugë që mban emrin e Xhorxh W. Bush, i cili ishte president kur Kosova fitoi zyrtarisht pavarësinë në vitin 2008. Ka edhe të rinjtë kosovarë që mbajnë emrin “Toni” për nder të Tony Blair.Shumica e kosovarëve gjithashtu ndjekin Islamin modern që lejon kafenetë në të njëjtën rrugë ku ndodhet xhamia dhe i cili është i mishëruar në kushtetutën e re që promovon diversitetin e shtypur gjatë komunizmit.Megjithatë, ato vlera të njëjta liberale kanë lejuar edhe zëra më pak tolerantë të lulëzojnë, duke përfshirë organizatat bamirëse islamike të vijës së ashpër që mbërritën në vend pas viteve kaotike të luftës. I tillë është terreni i radikalizmit në qytete si Kaçaniku ku javën e kaluar, në sallën modeste të qytetit ishte për një vizitë ministri i brendshëm i Kosovës, Skënder Hyseni.“Kosova është një shtet multi-kulturor, jo një vend terrorist”, tha ai para zyrtarëve të tubuar rreth tryezës së zbukuruar me flamuj amerikanë dhe kosovarë. “Ata që shkojnë jashtë shtetit i bashkohen grupeve që përhapin dhunë dhe terror”.Në mbrojtje të tij, qeveria e Kosovës thotë se kombet e tjera evropiane në fakt kanë norma më të larta të radikalizimit në qoftë se numërohen për kokë banori të popullsisë myslimane.Por që nga postimi tronditës në Facebook verën e kaluar nga Muhaxheri, zoti Hyseni ka mbështetur fjalët me vepra, duke arrestuar rreth 100 ekstremistë të dyshuar, duke përfshirë krye-imamin e xhamisë kryesore në Prishtinë.Kjo është, megjithatë, tashmë shumë vonë, sipas z Verbani, imam i Kaçanikut.Një ish-luftëtar i UÇK-së, ai personifikon fytyrën e moderuar të Islamit kosovar. Ai ka studiuar në Kajro dhe flet rrjedhshëm arabisht, por dukej thjesht si një ‘pijanec’ në bar kafe, kur u takua me stafin e, “The Telegraph”, pa mjekër dhe i zhveshur. Kjo ishte pikërisht ajo perspektiva laike të cilës ai iu vu në mbrojtje qysh më 2006, kur një konfrontim me një të ri lokal radikal të quajtur Jeton Raka eskaloi në dhunë.“ Jetoni ishte vetëm një tjetër fëmijë i mirë Kaçanikut, por ai u bë më ekstremist nga dita në ditë”, tha zoti Verbani. “Ai tha se qeveria e Kosovës ishte kundër fesë dhe që shkolla ka mësuar fëmijët të jenë jobesimtarë. Unë i thashë atij se nuk guxon të shprehet ashtu në xhaminë time dhe përfundimisht, ai erdhi në shtëpinë time, duke thënë: "Unë do të ju djeg ty dhe familjen tuaj” dhe hodhi benzinë mbi makinën time. Madje edhe atëherë, komuna dhe policia nuk më kanë ndihmuar”.Raka besohet tani të jetë në Siri së bashku me Muhaxherin, ndërsa masat e ndërmarra nga qeveria kanë nxitur kryesisht pjesën tjetër radikale të Kaçanikut të zhvendoset jashtë qytetit. Edhe kështu, vendasit ngurrojnë të flasin për djalin më famëkeq të qytetit, edhe pse në një komunitet aq të vogël, shumica e di se dikush tani është duke luftuar jashtë vendit.Midis tyre është Sadek Dema, fqinji i të cilit, Hetem Dema, 41 vjeç, u vra në janar, pasi me sa duket shkoi për të luftuar me fraksionin e al-Kaedës, Jabat al-Nusra.
“Ai luftoi në radhët e UÇK-së dhe ka qenë gjithmonë një njeri i mirë dhe fetar, edhe pse ai kurrë nuk ka treguar shenja të të qenit radikal”, tha zoti Dema, derisa djali pesë vjeçar i Hetemit, Harithi, ngiste biçikletën e tij.“Askush nuk është babai im tani”, bërtiti Harithi. “Tani xhaxhallarët e mi kujdesen për mua”.Pse Kaçaniku në veçanti është bërë një vatër e tillë e radikalizmit mbetet e paqartë. Disa përmendin afërsinë e tij në kufirin me Maqedoninë, ku thuhet se predikues të vijës së ashpër atje mbeten të pakontrolluar. Të tjerët fajësojnë mungesën e perspektivave kudo në Kosovë, ku GDP-ja vjetore është vetëm 2500£ dhe ku papunësia e të rinjve shkon deri në 60 për qind.Varfëria, ata gjithashtu theksojnë, ka bërë Kosovën terren pjellor për organizatat bamirëse islamike nga Arabisë Saudite, të cilat ofrojnë programe të arsimit dhe mirëqenies, por me një vizion të ashpër.Arbana Xharra, një gazetare nga Kosova e cila ka hulumtuar aktivitetet e tyre, thotë se kushdo që flet keq ndaj tyre mund të gjejë veten të denoncuar dhe kërcënuar si “islamofob”."Unë jam detyruar të ndërrojë shkollën e fëmijëve të mi, pasi kam marrë mesazhe në internet nga disa njerëz që kanë thënë se do t’i presin në fyt fëmijët e mi, ata mandje e dinin se në çfarë kohe shkonin në shkollë”, tha ajo.Kjo është një pikëpamje që bënë jehonë edhe nga Ramadan Ilazi, zëvendës ministër 30-vjeçar i Kosovës për integrim në BE, i cili thotë se BE-ja është duke u treguar shumë e ngadaltë për të pranuar ofertën e anëtarësimit të Kosovës. / Marre nga ZERI