Maqedonia hap kufijtë, emigrantët hyjnë në Serbi

Mijëra emigrantë kanë rifilluar udhëtimin e tyre për në veri pasi Maqedonia hapi kufirin me Greqinë.Shumë emigrantë ishin ndaluar në kufi për ditë me radhë pasi Maqedonia shpalli gjendjen e emergjencës dhe ndaloi kalimin.Paraditen e sotme (23 gusht) ata mundën ti hipnin trenave dhe autobusëve që do t’i çonin në veri të kufirit me Serbinë.Shumica e tyre po përpiqen të udhëtojnë në Europën Veriore, nëpërmjet Hungarisë, shkruan BBC.“Ka ndryshuar edhe destinacioni i tyre, Serbia për ta është vend tranzit tani, duan të shkojnë drejt Gjermanisë dhe Suedisë sidomos”, tha zëdhënësja e agjencisë së refugjatëve në Serbi, Mirjana Milenkovski.Shumica e emigrantëve janë sirianë, irakienë dhe afganë të cilët po largohen për shkak të konflikteve luftarake që ka në vendet e tyre.Maqedonia rihapi kufirin me Greqinë gjatë natës mes 22-23 gushtit pasi qëndrimi i emigrantëve aty zgjati disa ditë. Disa emigrantë arritën të kalonin me forcë pavarësisht gardheve me tela me gjemba. Ndërsa një pjesë e tyre u ndaluan nga policia duke përdorur granata tymuese e gaz lotsjellës.6-8 mijë emigrantë kaluan nga Maqedonia për në Preshevë në 24 orët e fundit.Kalojnë kufirin në grupe prej 200-300 personash, duke i dhënë prioritet grave, fëmijëve dhe të moshuarve. Ngritën kampin e tyre ndërsa prisnin, me pak rezerva ushqimore dhe ujë.Autoritetet maqedonase kanë bërë përpjekje për kufizimin e numrit të emigrantë që klaojnë nga Greqia._85143804_85143653 _85142550_85142549 _85143652_85143650 _85142554_85142553