Maqedonia, gropa septike e Evropës

“Më pyesin pse kryesuesit e BDI-së – shumica e të cilëve e dinë çdo të thotë të jesh refugjat – nuk ndërhyjnë që regjimi i tyre të jetë më humanë ndaj migrantëve arabë e afrikanë, që kalojnë nëpër Maqedoni! Përgjigja është shumë e thjeshtë: kur bëhesh shërbëtorë i djallit – i qarqeve kriminele policore dhe politike – pra, kur bëhesh bashkëplaçkitës dhe bashkëdhunues i popullit tënd, atëherë nuk të bëjnë përshtypje as me qindra mijë të rinjtë shqiptarë që e braktisin vendlindjen, as rrahjet e protestuesve shqiptarë nga policia e regjimit tënd, as “Sopoti”, as “Brodeci”, as likuidimi i Harun Aliut me shokët, as “Monstra”, as projekti “Shkupi 2014”, as nata e tradhtisë së madhe në Kumanovë..., e lë më të brengosesh për vuajtjet e refugjatëve arabë dhe afrikanë! Pastaj, të pushtetshmin e pafytyrë dhe injorant, e dallojnë dy gjëra: shpejtë harron se cili ka qenë dikur dhe, posa vjen në pushtet, fillon ta imitojë sunduesin nën thundrën e të cilit ka vuajtur ai vetë dhe kështu, shpejtë bëhet si dhunuesi i tij i dikurshëm! Andaj, drejtuesit e sotëm të BDI-së, gjithnjë e më shumë, na ngjasojnë me politikanët e Beogradit, por të kohëve të socializmit!” (Marre nga postimi i Kim Mehmetit ne Facebook)[caption id="attachment_566602" align="alignnone" width="496"]kim mehtemit Postimi i Kim Mehmetit ne Facebook[/caption]