Tajfuni godet Filipinet, 10 të vdekur

10 persona kanë mbetur të vdekur nga tajfuni me emrin “Goni” në veri të Filipineve.Tajfuni ka goditur fuqishëm zonën duke shkaktuar rrëshqitje toke dhe përmbytje, thonë zyrtarët.Disa persona humbën jetën kur shtëpitë e tyre u zhytën nën baltë dhe gurë. Të tjerë raportohen të jenë të zhdukur në zonat e përmbytura.Mijëra njerëz janë evakuuar në zona më të larta dhe disa fluturime ajrore brenda për brenda vendit janë anulluar, shkruan BBC.Tajfuni Goni përmbante erëra që arrinin shpejtësi 195 km/h. Megjithatë fuqia e tyre u dobësua pasi kaluan bregun lindor të Tajvanit, tha agjencia e lajmeve AFP.Ky është tajfuni i nëntë nga 20 që godasin Filipinet çdo vit, deklaroi byroja metereologjike e vendit. _85137823_ac6949bd-7aa1-40ad-b692-ac907fb4a715 _85137825_b18ba40f-fbc3-490f-8d35-1d0cecc34e06 _85139734_7316587e-c892-4201-910b-ac3adecbe411 _85137829_e9da7241-46cf-45c6-8aa6-b178329aa29c _85139738_65ab0ee9-38d9-47d2-8790-4c93f523ccfd