Barazia gjinore, fushatë globale që ka protagonistë burrat

Barazia gjinore nis nga gratë por konkretizohet nga burrat. Nën këtë moto,  Shqipëria i është bashkuar fushatës globale sensibilizuese “He for She”  e cila sensibilizon burrat të kontribuojnë dhe mbështesin barazinë gjinore.Besnik Bala: “Barazia gjinore nuk është më një çështje e grave dhe vajzave por e të gjithëve, e burrave, djemve dhe të të gjithë njerëzimit”.Lëvizja solidare “ He for She” sipas organizatorëe të të fondacionit UN Ëoman në Shqipëri, ka tejkaluar vështirësitë e shoqërisë patriarkale, pasi po  përqafohet masivish edhe nga burrat.Besnik Bala: “Kemi arritur të mbledhim mbi 2 mijë angazhime publike të djemve e burrave shqiptarë në mbështetje të barazisë gjinore. Numër jo i madh por që për Shqipërinë flet”.Kjo fushatë shihet nga ekspertët edhe si mjet që parandalon dhunën me bazë gjinore.Colette Donadio: “Prania e djemve dhe e burrave në këtë fushatë është e rëndësishme pasi ata konsiderohen për lëvizjen globale si agjentët kryesorë të ndryshimit. Ata janë të vetmit nga të cilët mund të nisë ndryshimi”Në Shqipëri kësaj fushate i janë bashkuar edhe personalitete të poltikës në vend, si zv ministry Niko Peleshi apo edhe Kryetari i Bashkisë së Korcëcs Sotiraq Filo. (shoqërohet me foto)un zotohem /Oranews.tv/