Lirimi i Nexhmije Hoxhës nga burgu dhe takimi i përzemërt me Liljanën

Momentet e lirimit nga burgu të së vesë së ish- diktarorit Enver Hoxha,  më 10 janar 1997 vijnë në një video 2 minutëshe që agjencia “Associated Press” publikoi në kuadër të publikeve të videove nga arkiva e saj.

 Ajo u dënua me 11 vjet burg për korrupsion gjatë regjismit komunist, por u lirua pas  pesë vitesh në burgun e grave në Tiranë. 

Ajo u arrestua në dhjetor 1991 me akuzën për shpërdorim të një shume parash të barasvlefshme me 75 mijë dollarë nga fondet publike që prej vdekjes së të shoqit në 1985-ën deri në shembjen e regjimit pesë vjet më pas. 

Në video duket momenti i pritjes së përzemërt me djemtë dhe nuset e djemve, mes tyre dhe Liljana Hoxha e cila prej asaj kohe i ka prishur marrëdhëniet me vjehrrën e saj. Veç Liljanës atë e pret në shtëpi edhe nusja tjetër Teuta dhe djemtë Iliri dhe Sokoli, si dhe nipërit dhe mbesat Prokurorët thanë se Nexhmije Hoxha jetonte në luks në kurriz të shqiptarëve të zakonshëm, shumica dërrmuese e të cilëve ishin në varfëri të skajshme.

 Në janar 1993 ajo u dënua fillimisht me 11 vite burgim, por Gjykata e Apelit ia uli dënimin në 9 vite.

 Më pas, disa amnisti dhe Kodi i ri Penal e çuan vuajtjen e dënimit në pesë vite.  Pritja e perzemert ne shtepi, ne te majte Liljana Hoxha