Malaj kritikon qeverinë: Informaliteti nuk luftohet me aksione penalizuese

Ka qënë tepër kritik ish ministri i Financave Arben Malaj ndaj qeverisë jo vetëm për mosrealizimin e të ardhurave por dhe për aksionin kundër informalitetit duke e quajtur një aksion penalizues.“Në kohë krize nuk u jepet prioritet penaliteteve por lehtësirave” thotë Malaj duke renditur dhe disa lehtësira që bota po i bën për të ulur informalitetin.