Asgjesohen 5431 rrënjë bimë narkotike në Korçë e Mirditë

Policia e Shtetit vijon operacionet antikanabis në gjithë vendin,  duke asgjësuar 16.498 bimë narkotike gjithsej përkatësisht në zonat Shkodër, Tepelenë, Kavajë, Vlorë, Krujë, Bulqizë, Korçë e Mirditë.Ndërsa vijon operacioni për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike ne te gjithe vendin, policia e shtetit ka asgjesuar 5431 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sativa në Korçë dhe në Mirditë.Korçë - Policia njofton se sot (22 gusht) ka asgjesuar 86 bimë narkotike në fshatin Nikolicë të Devollit.  Bimët narkotike kanë qenë të lartësive nga 120-180 cm.Sipas policisë, nga hetimet e kryera, “dyshohet se kultivues të këtyre bimëve narkotikë janë shtetasit Mustafa Nexhip, 27 vjeç, banues në Pojan, Ismail  Matja,  49 vjeç, banues në Fier  dhe Arben Dangaj, 47 vjeç, banues në Pirg-Korçë.Të tre shtetasit janë arrestuar në flagrancë duke vjedhur një sasi lekësh në një vend të shenjtë në fshatin Nikolicë mbrëmjen e djeshme nga efketivat e Komisarit Devoll, bën me dije policia.Ndërsa bimët narkotike u asgjesuan me djegie dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provës materiale.Materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës.[caption id="attachment_566000" align="alignnone" width="640"]???????????????????????????????????? Pamje nga asgjesimi i bimes narkotike ne Devoll[/caption][caption id="attachment_566001" align="alignnone" width="640"]???????????????????????????????????? Pamje nga asgjesimi i bimes narkotike ne Devoll[/caption][caption id="attachment_566003" align="alignnone" width="640"]Nikolice 1 Pamje nga asgjesimi i bimes narkotike ne Devoll[/caption][caption id="attachment_566002" align="alignnone" width="640"]Nikolice 3 Pamje nga asgjesimi i bimes narkotike ne Devoll[/caption]Mirditë – Policia ka njoftuar se ka goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike, në zonën e fshatit Kuzhern duke asgjësuar 5345 rrënjë me djegie.Efektivat e Lezhës bëjnë me dije se po punojnë për identifikim dhe kapjen e autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotikeMaterialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë  për veprën  penale "Kultivimi i bimëve narkotike"./Oranews.tv/