Banorët e Dhërmiut protestojnë kundra prishjes së kishës së Shën Athanasit

Banorët e Dhërmiut kanë protestuar për dy ditë radhazi për vendimin e bashkisë së Himarës për prishjen e kishëzës së Shën Athanasit.Objekti i kultit është ndërtuar për herë të parë në vitet 1400, mandej në vitet 1973 është prishur nga rregjimi komunist  për t’u rindërtuar me fonde të vetë besimtarëve në vitet 1993 .Banorët që kanë rrethuar kishën prej dy ditësh për të mos lejuar prishjen e saj pranojnë se e konsiderojnë shkelje te se drejtes se tyre te besimit prishjen e objektit te kishes .Njeherazi  ata theksojnë se prishja e objektit të kishës nuk parashikon ndërtimin e një objekti kulti  të ortodoksisë.Banoret thonë: “Kanë ardhur fshehurazi e kanë prishur kishën. . Që të vish në një kishë në mënyrë hajdutshe, e ta prishësh, këtu fshihet diçka”.Detaje rreth  mënyrës së ndërhyrjes së policisë bashkiake pa njoftuar autoritetin e kishës autoqefale jep edhe prifti i shërbesës, sipas tij ikonat janë hequr dhe hedhur në një ambientet e jashtme te kishes me tej është nisur me skrep shkatërrimi  i muritNdërkoj Prifti thotë: “Kishte marrë çelësin këtu te një bashkë-fshatarja jonë, hapi kishën, ka plasur ikonat”Kreu i bashkisë, Goro, nuk ka pranuar të prononcohet publikisht , por ai ka sqaruar jashtë kamerave ,se prishja e kishës ortodokse synon nxjerrjen në pah të rrënoja të kishës se vjetër ilire e cila daton rreth viteve 1400 p.e.s/Oranews.tv/