Turistët në Valbonë, rritja e numrit shton rastet me probleme shëndetësore
Të paktën 20 mijë turistë e kanë vizituar deri tani perlën e Alpeve, Luginën e Valbonës. Por shtimi i turistëve ka sjellë edhe shtim të numrit të personave që paraqesin probleme shëndetësore. Mjekët thonë se ka patur disa raste edhe nga pickimi i gjarpërinjve.Të vizitosh Luginën e Valbonës përveçse të shijosh mrekullinë që i ka falur natyra, duhet të përgatitesh edhe për të papriturat në Alpe.Qendra shëndetësore është në gatishmëri në 24 orë dhe mjekët thonë se patur shtim të qytetarëve që drejtohen për ndihmë, dhe një prej problemeve është edhe pickimi nga gjarpërinjtë.Mjeku : "Unë lidhem dhe në bashkëpunim me helikopterin dhe me gjithçka. E dimë ku është pika e ndodhjes, dalim dhe jemi në grup prej 7 -8 banorësh . Turistët në përgjithësi vijnë me temperaturë, kanë probleme meqë dalin nëpër male si humbje lëngjesh. Të gjitha gjërat për kafshimin e gjarprit ja kemi bërë këtu."Shtimi i turistëve vendas dhe të huaj ka bërë që policia të rrisë masat e sigurisëRamiz Hymeti, Shef i Sektorit te Rendit publik: "Është ngritur stacioni provizor në zonat turistike të Valbonës. Janë marrë masa edhe për garantimin e sigurisë rrugore në kalimin "Bajram Curri" Valbonë ku patrullat e qarkullimit rrugor janë të pranishme.Luginën e Valbonës sipas autoriteteve lokale këtë sezon është vizituar nga më shumë se 20 mijë turistë që admirojnë malet e thepisura, lëndinat dhe ushqimin tradicional të zonës.