Londër, pishina pezull në ajër 35 metra lartësi

“Të notosh në këtë pishinë do të jetë një eksperiencë unike, të duket sikur noton në ajër në qendër të Londrës. Ne kemi kërkuar të krijonim dicka që nuk ishte parë kurrë më parë.” Dhe në këtë mënyrë Sean Mulryan, CEO i kompanisë Ballymore Group, ka përshkruar projektin e fundit kompanisë së ndërtimit që ai drejton. Një pishinë 25 metra, vendosur në një xham të trashë 20 centimetra, pezull në ajër 35 metra lartësi, do të lidhë dy blloqe banimi luksi në Ambasadën Gardens, në rrethin e Nine Elms, një distancë e shkurtër nga Westminster. Zona është një nga pikat e nxehta të kryeqytetit britanik dhe cmimi i një apartamenti luksoz në këto ndërtesa mund të jetë deri në një milion euro.