Shembet një pjesë e shkollës jo publike "Kristaq Rama"
Aksionet e bashkisë së Tiranës për lirimin e hapësirave ka vijuar në njësinë 5 në shembjen e disa ambjenteve të shkollës "Kristaq Rama". Nga Bërzhita ku ka prezantuar administratorin e kësaj njësie kryetari Veliaj tha se do të ketë "0" tolerancë ndaj shkelësve të Ligjit.Lirimi i hapësirave publike nuk kursen as shkollen jopublike që mban emrin e skuptorit te njohur "Kristaq Rama", babai i kryeministrit shqiptar. Makineritë kanë ndërhyrë për të shembur disa ambjente të këtij institucioni arsimore të cilat janë pjesë e hapësirave publike. Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj inkurajoi administratoret të vijojnë punën me tolerancë 0."Shkolla ‘Kristaq Rama’ është duke u çmontuar si ndërtim pa leje në Tiranë. Një shkollë e cila mbante emrin e artistit të madh, por e keqpërdorte atë si licencë për të zaptuar hapësirën publike, siç është trotuari i rrugës te ‘Komuna e Parisit. Prishja e asaj godine tregon se jemi të vendosur që të mos bëjmë asnjë lëshim dhe për të mos pasur asnjë tolerancë, pavarësisht se në çfarë ujërash dikush e kamuflon paligjshmërinë e vet. Kjo do të vlejë për të gjithë territorin e Tiranës, përfshirë edhe për Bërzhitën”, deklaroi Veliaj.Këtë deklaratë kryetari i bashkisë e bëri pasi prezantoi administratorin e Bërzhitës Refik Velia. Kryebashkiaku Veliaj kërkoi nga fondi amerikan dhe ai shqiptar i zhvillimit që të investojnë rikonstruksionin e rrugës që të çon te Shpella e Pëllumbasit një prej destinacioneve arkeologjike me vlerë ku mendohet të kenë jetuar paraardhësit në periudhën e hershme diku 10.000 vjet më parë. Kjo shpellë hyn në një ndër gjashtë shpellat karstike të njohura për ekzistencën e tyre në Evropë.Më tej kreu i bashkisë është ndalur në Krrabë ku ka prezantuar administratorin e kësaj njësie Alfred Brahja. Veliaj u ka premtuar banorëve të zonës edhe nisjen e punimeve së shpejti për ndërtimin e rrugës.[caption id="attachment_564779" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Shembja e pjesës pa leje të shkollës "Kristaq Rama"[/caption][caption id="attachment_564780" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Shembja e pjesës pa leje të shkollës "Kristaq Rama"[/caption][caption id="attachment_564781" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Shembja e pjesës pa leje të shkollës "Kristaq Rama"[/caption]
/Oranews.tv/