Tsipras jep dorëheqjen, i drejtohet popullit: Dua votën tuaj për t'ia dalë me programin
Kryeministri i Greqisë, ashtu si zakonisht, me kostum dhe këmishë, por pa kravatë ka dalë para popullit për ti thënë atyre vendimin që më parë ia kishte komunikuar ministrave të kabinetit, se ka vendosur që qeveria e tij të japë dorëheqje. Pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe pas një referendumi, tashmë Greqia në vjeshte duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.Alexis Tsipras: "Jam këtu përpara jush për të dhënë dorëheqjen, pas gati 8 muajsh në detyrë, pasi disa anëtarë të Syriza-s dolën kundër programit të shpëtimit. Pavarësisht vështirësive unë jam optimist, unë besoj se ditë të bukura do të vijnë. Do kërkoj votën tuaj që të qeveris dhe tia dal me programin. Ne jemi gati dhe do të na duhet të përmubushim qëllimet tona për të patur një Greqi më të drejtë. Dua të më jepni mua një mënyrë përmes votës që të luftojmë për vendin tonë, në mënyrë që ta bëjmë vendin tonë të drejtë."Pavarësisht se qeveria jonë është koshiente se nuk i ka përmbushur të gjitha premtimet e dhëna, unë ju jap garancinë se ne kemi luftuar fort dhe kemi arritur shumë me këtë marrëveshje. Kemi bërë që kreditorrët të tërhiqen nga shumë kërkesa që ata kanë pasur por tashmë është momenti që ju vetë të vendosni nëse kjo qeveri ka bërë maksimumin e mundshëm apo jo." Më tej kryeministri i Greqisë tha se marrëveshja me kreditorët nuk ka qenë ajo që ai ka dashur.Alexis Tsipras: "Marrëveshja me kreditorët nuk është ai që unë dua, por është më e mira e mundshme. Ne do të luftojmë për të shmangur pasojat negative të programit të ndihmës. Greqia ka bërë një hap vendimtar përpara pas marrëveshjes me kreditorët dhe unë kam një detyrim moral për të vendosur këtë marrëveshje përpara popullit, për të lejuar popullin që të gjykojnë".Tsipras dorëzon mandatin tek presidentiTashmë Aleksis Tsipras më pas dorëzoi mandatin tek Presidenti i vendit Pavlopoulos, i cili do të duhet të thërrasë Këshillin e Udhëheqësve politikë të partive parlamentare për të shpallur zgjedhjet e parakohshme.Për faktin se ky zhvillim vjen në më pak se 8 muaj nga zgjedhjet e mëparshme sipas kushtetutës greke ato do të zhvillohen me listë të kandidatëve, që e përcakton çdo kryetar partie, duke i dhënë kështu mundësinë Tsipras të përzgjedhë si kandidatë ata që e mbështesin në vendimet e tij e duke shamngur përcarjen në parti.Vendimi për të dhënë dorëheqjen vjen pas rebelimit të rreth 43 deputetëve të Syrizas kundër reformave që i kërkohen Greqisë nga kreditorët pas miratimit të paketës së tretë të ndihmës prej 86 mld euro.Kryetarja e Gjykatës së Lartë pritet të emërohet kryeministr e përkohshmeSipas Kushtetutës Presidenti do të duhet të emërojë si kryeministër të përkohshëm, kreun e Gjykatës së Lartë që në Greqi është zonja Vasiliki Thanou-Christofilou dhe kjo do të ishte hera e parë që greqia do të kishte një kryeministre femër.Kjo lëvizje e Tsipras shihet si një taktikë e mirë që mund ti sigurojë një mandat të fortë për të nisur aplikimin e masave që kërkojnë kreditorët, por tashmë Greqia do të përballet me një krizë të re, atë politike.[caption id="attachment_564995" align="alignnone" width="614"]
Ne foto: Vasiliki Thanou-Christofilou, kryeministrja e përkohshme qe pritet te emerohet[/caption]/Oranews.tv/