Informaliteti, Dritan Ylli: Kontroll ndaj punës në të zezë
Në shtator edhe Inspektoriati i Punës do të jetë pjesë e aksioni të qeverisë kundër evazionit fiskal. Drejtues i këtij institucioni Dritan Ylli thotë se do të ushtrohen kontrolle në nivel kombëtar në përpjekje për të pikasur punonjës të padeklaruar. Referuar të dhënave situata e punes në të zezë është shqetësuese. Aksioni i qeverisë që pritet te nise në shtator ndaj informalitetit në ekonomi angazhon dhe Inspektoriatin e Punës të ushtroje kontrolle ndaj sipërmarrësve që nuk deklarojnë punonjësit.Dritan Ylli, kreu i inspektoriatit të punës thotë se situata e punonjësve informal është shqetësuese dhe se në 6 muaj janë evidentuar 952 punonjës në të zezë.Dritan Ylli: Inspektoriati shtetëror i punës sigurisht do jetë një prej institucioneve pra një prej aktorëve kryesorë dhe është i gatshëm me të gjithë strukturat dhe personelin e tij pra me gjithë trupën inspektuese të terrenit për tiu përgjigjur edhe këtij aksioni që do të nisë në tërësi në vendin tonë. Por 6 muajt e parë të këtij viti janë gjetur 952 punonjës pjesa më e madhe janë gjetur në subjekte që ushtronin aktivitetin konform ligjeve dhe konform rregullave të shtetit pra subjekte të pajisur me licensë. Një vit më parë, pas inspektimeve të kryera në nivel kombëtar u konstatuan 7000 punonjës të padeklaruar të cilët tani kanë hyrë në skemën e kontributeve.