Shkodër, vaksinohen 150 qen e mace endacake

Falë një bashkëpunimi mes drejtorisë së bujqësisë Shkodër dhe "Animals need me", rreth 150 qen dhe mace endacakë janë bërë pjesë e projektit të vaksinimit dhe sterilizimit. Falë projektit të fituar nga fondacioni Amerikan, në kryeqendrën e veriut kanë mbërritur 15 veterinerë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët po kryejnë këtë proçes.Oli Pero, "Animals need me" : "Ne kemi aplikuar një vit më përpara pranë organizatës World Vet pra “Animals need me” si grup vullnetarësh dhe kemi fituar një projekt për sterilizmin e qenve dhe maceve të rrugës të qytetit të Shkodrës. Supozohet që do të bëhen minimum 150 qendra për macet deri në 245, pra ky është kapaciteti i sterilizimeve. Do bëhet gjithashtu dhe vaksinimi. Sigurisht veterinerët nga Amerika nuk e ofrojnë këtë gjë por e ofrojnë veterinerët nga Shkodra dhe organizata “Animals need me”.”Kryeveterineri Selim Kraja thotë se numri i kafshëve të evidentuara është rreth 400, prandaj sipas tij duhet të jetë bashkia Shkodër që të marrë masa, pasi rreziku është i lartë.Selim Kraja: "Ne kemi evidentuar rreth 300-400 kafshë endacake me përafërsi pasi mund të jetë numër edhe më i madh, të cilët janë gjithmonë dëmprurëse dhe shkaktarë të disa problemeve e sëmundjeve të ndryshme të njerëzit. Me krijimin e bashkisë së madhe do të merren disa masa, meqënëse ato të marra më parë kanë qenë të mefshta ose pa vlerë.”Qentë e rrugës kanë qënë shpesh objekt i kronikave televizive për shkak të rrezikut të lartë që paraqesin ndërsa lëvizin të lirë në rrugët e Shkodrës.