Dekretohet komandanti i ri i Forcave Ajrore, Nishani: Sfidat kanë nevojë për buxhet

Vladimir Avdiaj është komandati I ri I Forcave Ajrore të Republikës së Shqipërisë. Në një takim të zhvilluar në presidencë më 20 gusht 2015, presidenti Nishani i dorëzoi dekretin e emërimit në detyrëPresidenti theksoi mbështetjen e tij pa rezerva ndaj Forcave të Armatosura duke theksuar angazhimin e tij për të adresuar sfidat me të cilat ballafaqohen sot ato.“Njëkohësisht, në vlerësimin e Kreut të Shtetit mbetet e nevojshme që këto sfida të adresohen me buxhetin e nevojshëm në mënyrë që të arrihen dhe forcohen standardet e arritura, si dhe të ballafaqohen me sukses ato që shfaqen në vijimësi, qoftë në rrafshin civil apo dhe atë ushtarak duke nënvizuar faktin se siguria mbetet gjithnjë e kërcënuar” thuhet në njoftimin e presidencësPresidenti Nishani vlerëson anëtarësimin në NATO si një nga sukseset kulmore të Shqipërisë, duke theksuar se qënia vend anëtar i NATO-s sjell në vijimësi nevojën për rritjen e standardeve të Forcave të Armatosura për t’u përballur me sukses jo vetëm me sfidat e brendshme, por dhe me ato në nivel global.Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Gjeneral Major Jeronim Bazo, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura si dhe pjesëtarë të kabinetit të Presidentit të Republikës./Oranews.tv/