Vdes punonjësi i bashkisë, ra nga vinçi, po priste degët e rrapeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Gusht 2015, 14:41
Një punonjës i bashkisë së Libohovës ka humbur jetën ndërsa po priste degët e rrapeve.45 vjecari Genci Dervishi ra nga vinçi dhe u plagos rëndë. Ai u transportua drejt spitalit rajonal "Omer Nishani", por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të goditjes që kishte pësuar në kokë.Në qendër të Bashkise Libohovë gjatë ditës së sotme u punua për prerjen e degëve të rrapeve të tharë, në rrugën ku është xhiruar filmi " Koncert në vitin 36" .