Përplasen në ajër 2 avionë, 7 të vdekur

Një zyrtar sllovak thotë se dy avionë janë përplasur në ajër në zonën perëndimore të Sllovakisë ku kanë humbur jetën deri tani 7 persona. / foto ilustrueseZuzana Farkasova, zëdhënësja sllovake e zjarrfikësve, thotë se aksidenti ndodhi sot rreth orës 8.30 (20 prill) në afërsi të fshatit Ceveny Kamen,Juraj Denes, zyrtar i agjencisë qeveritare sllokave që merret me investigimin e aksidenteve ajrore tha se sipas informacioneve të para, në bordin e dy avionëve të llojit L-410 ndodheshin 40 persona.Ai njofton se aksidenti ndodhi në një lartësi 1.500 metra dhe se në bordet e avionëve kishte parashuta.Denes tha edhe se parashutistët e njërit prej avionëve arritën të mbijetonin pasi u hodhën nga avioni përpara përplasjes.Andrej Hirjak, zëdhënës i skuadrave të shpëtimit, thotë se në  vendngjarje janë dërguar tre helikopterë me punonjës të shpëtimit, por është disi e vështirë sepse vendi ku janë rrëzuar avionët e përplasur është zonë kodrinore.