Sllovakia refuzon emigrantët myslimanë, por pranon të krishterët

Sllovakia do të pranojë 200 azilkërkues nga Siria sipas planeve të zhvendosjes të BE-së, por ata do të jenë të gjithë të krishterë.Ministria e Brendshme slloake ka thënë se do t’i ndalojë myslimanët sepse ata do ta kenë të vështirë të përshtaten në një vend ku nuk ka xhami.Zëdhënësi Ivan Metik tha: “Ne mund të marrim 800 myslimanë por nuk kemi xhami në Sllokavi kështu si do mund të integrohen ata këtu kur nuk i pëlqen?”Muajin e kaluar, vendet anëtare të BE-së ranë dakor për të më shumë se 32 mijë refugjatë me planin për të ofruar edhe 7 mijë vende të tjera deri në fund të vitit.Një numër rekord prej 110 mijë emigrantësh hynë në Europë muajin e kaluar – me Gjermaninë që pritet të ketë rreth 750 mijë emigrantë këtë vit.Por Britania e Madhe nuk është pjesë e kuotës pasi është e përjashtuar nga marrëveshja.Metik shoti: “Ne vërtet duam ta ndihmojmë Europën me këtë dallgë emigrimi, por jemi vetëm një vend tranzit dhe njerëzit nuk duan të qëndrojnë në Sllovaki”.Zyrtarët e BE-së goditën planet  e Sllvakisë dhe një burim zbuloi se ata mund të jenë të hapur për sfida ligjore, shkruan Express.Një zëdhënës i Komisionit Europian tha: “Ne veprojmë me shpirtin e traktatit, e cila pengon çdo formë diskriminimi”.Babar Baloch, i agjencisë së refugjatëve të Kombeve të Bashkuara shtoi: “Risistemimi është i nevojshëm për shumë refugjatë që janë në rrezik. Ne inkurajojmë qeveritë që të përfshihen në ndihmën e refugjatëve dhe jo duke i diskriminuar ato”.