Emigrantët bllokojnë hekurudhën në kufi me Greqinë, Maqedonia në krize

Maqedonia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në përpjekje për të ndaluar fluksin e klandestinëve nga Lindja e Mesme.Ky vendim i lejon qeverisë së Shkupit të përdorë forcat e ushtrisë për të kontrolluar kufirin me Greqinë dhe të pengojnë emigrantët të hyjnë në territorin e Maqedonisë. Ndërsa për të menaxhuar krizën përballë të cilës Maqedonia tashmë është dorëzuar, do të ngrihet një shtab emergjence.Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Ivo Kotevski tha se vendimi I qeverisë synon parandalimin e valës së shtuar të klandestinëve, ndërsa ngriti dyshime për veprimtarinë e rrjeteve të organizuara të trafikimit nga Greqia në Maqedoni. Por analistët vlerësojnë se vendimi I qeverisë në fakt do të nxisë akoma më shumë grupet e trafikantëve në kufi.Kryeministri Nikola Gruevski duke pranuar se Maqedonia nuk ka kapacitetet për tu ofruar ndihmë emigrantëve që kanë hyrë në territorin e saj kërkoi ndihmën e Europës duke I kujtuar se emigrantët tashmë janë një cështje e të gjithëve.Ndërkaq pamje shokuese vijnë nga kufiri mes Greqisë e Maqedonisë, ku mijëra burra, gra e fëmijë qëndrojnë, flejnë e ushqehen në rrugë apo shinat e trenave.Por nuk kanë munguar as tensionet, pasi 4 mijë prej tyre kanë bllokuar hekurudhën Selanik- Shkup.Fëmijet flenë në stacionet hekurudhore- Në fotot e publikuara tregohen fëmijë të cilët flenë në stacione e hekurudhave dhe të tjerë që enden se kush të hipë i pari në tren për të shkuar në Serbi dhe më pas prej andej drejt Hungarisë e Europës.Qeveria greke të bëjë më shumë për emigrantet-Por agjensia e refugjatëve të Kombeve të Bashkuara i kërkoi qeverisë greke  të bëjë më shumë, duke thënë se duhet të ndajë një vend të duhur për  të akomoduar 1.500-2.000 emigrantë dhe refugjatë.Greqia ka qenë e përshkuar këtë vit nga një numër rekord të emigrantëve që vijnë në ishujt e Egjeut. 160 mijë kanë mbërritur që nga muaji janar dhe vetëm javën e fundit kanë mbërritur 21 mijë emigrantë.Klandestinët synojnë Gjermaninë, Holandën-Pjesa më e madhe e emigrantëve nuk duan që të qëndrojnë në vendet që janë me një ekonomi të trazuar, ku papunësia kap shifrat e 26%. Ata përmes Ballkanit i drejtohen vendeve të begata si Gjermania, Holanda apo vendeve skandinave, ku kushtet për azil janë më të mira.2B83AA6A00000578-3204462-The_migrants_among_them_children_and_elderly_people_are_trying_t-a-22_1440066032413 2B838C3300000578-3204462-Exhausted_Four_year_old_Rashida_from_Kobane_in_Syria_sleeps_betw-a-15_1440066032112 2B837A5100000578-3204462-Desperate_Migrants_hold_placards_as_they_wait_at_the_border_line-a-17_1440066032130 2B838B8A00000578-3204462-image-a-26_1440066385405 2B8381D500000578-3204462-image-a-23_1440066165967 2B839D0100000578-3204462-A_new_group_of_more_than_1_000_migrants_wait_on_the_Greek_border-a-11_1440066032104mkd-210841 mkd-210843 mkd-210839 mkd-210840