Atleti Oscar Pistorius do të qëndrojë në burg
Oscar Pistorius nuk do të kalojë përtej hekurave të qelisë. Atleti para-olimpik i cili po vuan dënimin për vrasjen e ish të dashurës së tij Reeva Stenkaamp do të vazhdojë të qëndrojë në burg.Ky ka qënë vendimi i minitrisë së Drejtësisë në Afrikën e Jugut, i cili hodhi poshtë vendimin e gjykatës që para disa ditësh i akordoi lirinë me kusht 28 vjeçarit. Sipas gjykatës sjellja e cilësuar shumë e mirë e Oscar Pistorius ishte e mjaftueshme për ti dhënë lirinë me kushtMinsitria e Drejtësisë kundërshtoi vendimin e gjykatës duke e cilësuar si " të parakohëshëm" , dhe vendosi që për momentin atleti para-olimpik mos të largohet nga qelia.Në fakt lajmi për lirimin me kusht të 6 herë kampionit olimpik shkaktoi polemika të shumta në Afrikën e Jugut, dhe ndoshta kjo mund të ketë ndikuar në qëndrimin, e më pas në marrjen e një vendimi nga ministri i Drejtësisë Michael Masuta.Oscar Pistorius është dënuar me 5 vite burgim nga ghykata e lartë e Pretorias duke u shpallur fajtor për akuzën e vrasjes pa paramendim.Sportisti para-olimpik qëlloi me armë-zjarri në drejtim të Reeva Steenkamp më 14 shkurt të vitit 2013. Pistorius gjithnjë ka mbështetur versionin e tij duke deklaraur se e shkrepi armën duke pandehur se në shtëpinë e tij ishte infiltruar një hajdut.