Dy shqiptarë prangosen në Romë, njëri dyshohet si pjesëtar i klanit mafioz Molè
Policia italiane e qytetit të Romës ka arrestuar dy shqiptarë B.A 35 vjec e R.A 27 vjec me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Në banesën e tyre u sekuestruan rreth 15 kg drogë.Arrestimi i shqiptarëve u bë pas një kontrolli rutinë të agjentëve të Policisë në një zonë periferike të qytetit të Romës. Kanë qënë lëvizjet e dyshuar të shqiptarëve që po lëviznin në këmbë në atë zonë e sjellja e nervozuar e tyre pas kërkesës së thjeshtë të shfaqjes së dokumentave të identifikimit që kanë shtyrë policinë italiane të hetojnë më shumë.Ndaj shqiptarit B.A 35 vjec ekzistonte një urdhër arrestimi lëshuar nga Gjykata e Rexhio Kalabrias me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Kurse ndaj shqiptarit tjetër, R.A 27 vjec rezulton një urdhër mbikqyrje speciale si element i rëndësishëm e mjaft i rrezikshëm, pjesëtar i klanit mafioz Molè të Gioia Taura, në Kalabri.Shqiptari R.A qe ekstraduar drejt Shqipërisë më vitin 2012 e identifikohet si furnizuesi më i madh i kokainës në këtë organizatë mafioze kalabreze.Gjatë kontrollit nga policia e Romës të dy shqiptarët kanë deklaruar se nuk zotëronin një mjet udhëtimi dhe pse gjatë kontrolllit njërit prej tyre iu gjetën celësat e një automjeti. Brenda pak minutash Policia italiane identifikoi si banesën e tyre në Romë në zonën Appio Claudio si dhe automjetin me të të cilin lëviznin.Në banesën e shqiptarëve brenda një valixheje në një dollap në dhomën e gjumit u gjetën 14 kg marijuanë e konfesionuar në 7 pako, si dhe 1 kg hashash në paketa të vogla minidose.Pas kontrollit të automjetit u zbulua një vend i fshehur në panelin e derës e përdorur për të fshehur e trafikuar lëndën narkotike.Të dy shqiptarët janë arrestuar më akuzën e mbajtjes e trafikimit të lndëve narkotike e do t'i nënështrohen gjykimit të drejtësisë italiane./Oranews.tv/