Gjermania kërkon zgjidhje nga BE për të mos rikthyer kontrollet në Shengen

Gjermania po përballet me një fluks të lartë emigrantësh që mbërrijnë në zemër të Europës nga vendet në luftë dhe të Ballkanit. Ministri i Brendshëm gjerman konfirmoi se shifra e emigrantëve pritet të arrijë në 800 mijë ndërsa u shpreh kundër rikthimit të kontrolleve kufitare.7 633 shqiptarë kërkuan azil në Gjermani në muajin korrik 2015, duke u renditur të dytët pas sirianëve. Ministria e Brendshme gjermane publikoi shifrat për muajin që lamë pas duke nënvizuar se  në total aplikuan për azil 37 531 emigrantë. Në listën që kryesohet nga sirianët, që po i largohen konfliktit në shtëpi, shqiptarët vijnë të dytët, ndjekur nga serbët, afganët dhe irakianët.Ndërkaq maqedonasit dhe kosovarët renditen përkatësisht në vendin e 6 dhe të shtatë.  Ministri i Brendshëm Gjerman Thomas de Maizière deklaroi se Gjermania pret që këtë vit numri i emigratvëe të arrijë në 800 mijë, dhe jo 450 mijë sa ishin parashikimet e mëparshme. Por gjatë konferencës për shtyp, ndërsa bëri thirrje që BE të gjejë një zgjidhje, ai përjashtoi që kjo zgjidhje të ishte përforcimi i kufijve."Ka ardhur koha të gjejmë zgjidhje të reja. Por ne nuk duam kontrollet kufitare. Ne jemi për lëvizjen e lirë, por nëse të tjerët nuk zbatojnë rregullat, atëherë duhet të përcaktojmë edhe njëherë se cfarë do të thotë lëvizja e lirë në BE. Prandaj qëllimi im nuk është të kërcënoj por të gjejmë një përgjigje europiane për të mbajtur të hapur kufijtë dhe duke mos rikthyer kontrollet në zonën Shengen"Kjo është vala më e madhe e klandestinëve që Gjermania ka pritur ndonjëherë, dhe OKB ka bërë thirrje që shtetet e tjera europiane të ndihmojnë qeverinë e Berlinit në përballimin e situatës._85068087_migrant_routes_numbers_v2 _82547911_eu_asylum_applications_624 LISTA/Oranews.tv/