Flakët shkaktojnë vdekjen e 3 zjarrfikësve, 4 plagosen në Washington
Tre zjarrfikës në Uashington të SHBA humbën jetën dhe 4 të tjerë u plagosën në luftë me flakët që kanë përfshirë qytetin e Tuispit.Autoritet thanë se ngjarja e rëndë ndodhi ndërsa zjarrfikësit po ndihmonin në evakuimin e banorëve të dy qyteteve të prekura nga vala e zjarrit.Zjarret kanë shkatërruar më shumë se 400 mijë hektarë tokë në rajonin perëndimor të Uashingtonit, duke detyruar autoritetet tu drejtohen për ndihmë ushtrisë amerikane.Ndërkohë flakët kanë shkrumbuar më shumë se 50 shtëpi si dhe 60 ndërtesa të tjera.Qeveria lokale mbylli aktivitetet drusore në të gjithë zonën e prekur nga katastrofa si edhe ndaloi punimet në rrugë për të shmangur viktima të reja.Deri tani zjarret në SHBA kanë shkatërruar në total 2.9 milion hektarë tokë, dëmi më i madh i shkaktuar në dy dekadat e fundit./Oranews.tv/