Pas sherrit me shqiptarët, gazetari i "Striscia la notizia" bën një hap prapa
Vittorio Brumotti, kampioni italian në disiplinën sportive Bike Trial e njëkohësisht gazetar televiziv në programin e suksesshëm "Striscia la notizia" në Kanale 5, gjëndet i shtruar në spitalin Santa Korona, në provincën e Savonës ku do të t'i nënshtrohet dhe një ndërhyrje kirurgjikale pas plagëve të marra pas një zënke të dhunshme me tre shqiptarë.Gjithashtu dhe të tre shqiptarët rezidentë në komunën e Toiranos, një vajzë 27 vjece, vëllai i saj 21 vjec e babai i tyre 53 vjec, pas kësaj zënke i janë nënshtruar kurimit mjekësor, me plagë të shërueshme brënda disa ditëve.Ngjarja ka ndodhur për arsye banale përgjatë rrugës provinciale Toriano-Bardineto në provincën e Savonës. Sipas dëshmitarëve gazetari Vittorio Brumotti po udhëtonte së bashku me babain e tij e ndjekur nga një tjetër automjet i miqve të tyre me një shpejtësi mjaft të ngadalshme, duke i penguar rrugën e qarkullimin normal lëvizës të automjetit me të cilin po udhëtonte familja e shqiptarëve. Kanë qënë fjalët fyese e ofenduese mes palëve që kanë cuar në një zënkë të dhunshme mes tyre.Të tre shqiptarët kanë qënë të parët të cilët pas zënkës kanë denoncuar ngjarjen në rajonin e policisë së zones. Ata janë të asistuar nga një studio avokatie më e mira e këtij territori dhe nga avokati mjaft i njohur penalist Enrico Nan.Të tre shqiptarët pretendojnë se janë ata pala e dëmtuar e kësaj ngjarjeje e kanë reaguar për t'u mbrojtuar nga aktet e dhunshme të gazetarit italian e miqve të tij.Ndërkohë për Prokurorinë italiane të 7 personat e përfshirë në këtë këtë zënkë mes të cilëve dhe Vittorio Brumotti janë të denoncuar për grindje e prishje të rendit e qetësisë publike.Gjithashtu është sekuestruar nga drejtësia italaine një video amatoriale e cila mund të ndihmoj në zbardhjen e plotë të ngjarjes.Gazetari i Striscia la Notizia Vittorio Brumotti pas autopublikimit në rrjetet sociale të fotografive të tij me një sy të nxirë pas grindjes, duket se ka bërë një hap prapa. Pak orë më parë në profilin e tij në Tëitter ka shkruar: "Tani dua vetëm të shërohem, janë gjëra që ndodhin, ju lutem mos abuzoni me faktin se janë të huaj."/Oranews.tv/