Atentat me tre bomba në ndërtesën e sigurisë kombëtare në Kajro

Një shpërthim i fortë ka tronditur orët e para të mëngjesit e sotëm më 20 gusht pjesën veriore të Kajros. Tre bomba kanë shpërthyer në ambientet e ndërtesës së Sigurisë Kombëtare dhe në një gjykatë në rrethin Shubra El-Kheima. Në Facebook është shfaqur një kërkesë hakmarrjeje e grupit me emrin “Blloku i Zi” që për momentin është në fazë verifikimi.Bilanci i të lënduarëve nga sulmi vazhdon të rritet. Në njoftimin e parë të bërë nga Ministri i Brendshëm i Egjiptit bëhej fjalë për 6 të lënduar, të gjithë agjentë policie, por më pas shifra shkoi në 20, siç është raportuar nga Ministria e Shëndetësisë.Qershorin e vitit të kaluar mbeti i vrarë në një atentat Prokurori i Përgjithshëm i Egjiptit.Rrëfimet e dëshmitarëve flasin për britma të mëdha të dëgjuara në disa lagje të qytetit. Shpërthimi i fortë ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit  dhe sipas njoftimitt të ministrit të brendshëm egjiptian, “një persona papritmas ndaloi makinën e tij para ndërtesës së sigurisë kombëtare, doli jashtë dhe u arratis me një motor”. Kjo ngjarje ndodhi pak pas shpërthimit. Dëshmitarët okularë thanë se ndërtesa u shkatërrua pjesërisht.Sipas pretendimit që është shfaqur në facebook-un e grupit revolucionar “Blloku i Zi”, atentati ndodhi me qëllim lirimin e të gjithë të burgosurve politikë “ndaj të cilëve nuk ka akuza” sipas tyre.Shpërthimet ndodhën 48 orë pas ligjit të ri të miratuar nga presidentit Abdel Fattah kundra terrorizmit.060227442-586d62ab-e354-4806-bbff-09bc68fe2ce2 060222003-a18ce8c7-8181-4853-a1cf-9f1fb12bdc02 060221487-b2df5c2a-77a4-41c4-878e-39850cd1bbd6 035941394-0e0b6c5c-0a3a-4c5f-a730-0a84705d3957 072630014-4616a955-27f8-447b-9ae5-e6b8e14c2600 072630032-01d741c5-fd80-4940-96f4-d025a3339129 072630069-a05e87b6-a7d6-44a1-b8cd-09d1c8b950ba 072630064-f4cac1b4-8f67-488b-8eab-ac21ecaf33f0 kk 072629996-061128d5-cac8-4ba9-800b-71622accd776 072631212-c7341eaf-d4ae-4d2a-9d82-07349a0a945f