Veliaj e Tahiri: Shkelësve u faturohet kostoja e ndërhyrjeve
Bashkia e Tiranës tashmë do të ketë të drejtë që të ndërhyjë edhe penalisht në rastet e abuzimeve me ambientet publike. Nga njësia 6 ku shkoi me autobusin e linjës kryebashkiakju Erion Veliaj deklaroi se iniciativa e re është ndërmarrë me ministrinë e Brendshme.Erion Veliaj: Dua të deklaroj këtu edhe një iniciativë tjetër që dua të bashëkpunoj shumë me ministrinë e Brendshme për një paketë legjislative që i jep bashkisë autoritetin jo vetëm të sjellë ligje dhe rend aty ku kanë ndodhur uzurpimet, ku ndodhin shkelejt, ku ndodhin vandalizmi i aseteve publike, aty ku ndodh ndotja masive për një sistem të ri penalitetesh.Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri deklaroi se në bazë të ndryshimeve tashmë qytetarët duhet të paguajnë për dëmin .Saimir Tahiri: Do bashkëpunojmë për të ndërtuar modelin e shpagimit për atë që ka shkelur ligjin dhe përgjegjësisë për ta kthyer rendin ligjor, pikërisht ahpësirën që i ka znënë publikut padrejtësisht.Kryebashkiaku Erjon Veliaj e bëri këtë deklaratë në Kombinat ku prezantoi administratorin e kësaj njësie.Më pas kryetari i bashkisë së kryeqytetit vizitoi nga afër një kopësht.