Ministria e Brendshme e Gjermanisë: Shqipëria 7633 kërkesa për azil

7 633 shqiptarë kërkuan azil në Gjermani në muajin korrik, duke u renditur të dytët pas sirianëve. Minsitria e Brendshme  gjermane publikoi shifrat për muajin që lamë pas duke nënvizuar se në total aplikaun për azil 37 531 emigrantë. Edhe në muajin korrik shqiptarët u rendittë në vednin e dytë pas sirianëve që po i largohen konfliktit, ndjekur nga serbët, afganët dhe irakianët.Ndërkaq maqedonasit dhe kosovarët renditen përkatësisht në vendin e 6 dhe të shtatë. Ministria e Brendshme gjermane vëren se 14 832 azilkërkues apo rreth 40% e tyre vijnë nga shtetet e Ballkanit. Ndërkohë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, numri i klanedestinëve është rritur me 93.2%.Minsitir i Brendshëm gjerman Thomas De Maizière deklaroi se gjermania pret që këtë vit numri i emigarntëve të arrijë në 800 mijë, dhe jo 450 mijë sa ishin parashikimet e mëparshme.Kjo është vala më e madhe e klandestinëve që Gjermania ka pritur ndonjëherë, dhe OKB ka bërë thirrje që shtete e tjera europiane të ndihmojnë qeverinë e Berlinit në përballimin e situatës. Në1992, 440 000 emigrantë kërkuan azil në gjermani.azili ne gjermaniLISTA