Përfundon sfida e parë, Skënderbeu-Dinamo Zagrebit 1-2, në “Elbasan Arena”
Ka përfunduar 1-2 sfida e parë e turit play-off mes Skënderbeut dhe Dinamos Zagrebit, e vlefshme për Champions League, e cila u luajt në stadiumin “Elbasan Arena”Kanë qenë korçarët të cilët me një supergol të Blendi Shkëmbit kanë kaluar në avantazh në minutën e 36.Aksion i shpejtë i Skënderbeut me mbrojtësin Radas që lë mbrojtjen, kombinohet me Salihin dhe i afrohet zonës, por pengohet duke marrë goditje dënimi. Shkëmbi gjuan goditjen e dënimit dhe shënon një supergol duke shkundur rrjeten e portierit kroat. Pjesa e parë përfundon në avantazh të korçarëve me rezultatin 1-0.Pjesa e dytë ka nisur me energji të reja për kroatët. Në minutën e ’65 Dinamo Zagrebit ka shënuar duke e barazuar rezultatin në 1-1. Goli për kroatët u shënua nga El-Arbi Hilal Soudani.Kur u mendua se ndeshja përfundoi me rezultatin e barabartë, kroatët dyfishuan rezultatin në minutat shtesë të 93-të. Josip Pivaric mbylli rezultatin në 1-2.Formacionet zyrtareSkënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Eskardinja, Lilaj, Shkembi, Nimaga, Berisha, Latifi, Salihi; Trajner Mirel JosaDinamo Zagreb: Eduardo, Sigali, Travel, Pinto, Pivariç, Maçado, Soudani, Santos, Hodzic, Rog, Pjaca; Trajner: Zoran MamiçGjyqtar: Sergei KarasevNis me atmosfere Skënderbeu-DinamoKa filluar në Elbasan Arena ndeshja mes Skëndërbeut dhe Dinamos Zagrebit. Mes 12 mijë tifozëve korcarët e Mirel Joses do luajnë për të hyrë në histori. Nëse Skëndërbeu fiton mundësitë për do të hyrë në grupet e Champions League janë të mëdha.Gazetari i Ora News, Glenti Tafaj nga Elbasan Arena informon se atmosfera eshte shumë e ndezur dhe tifozët janë optimist për fitoren.Për të parë supersfidën, mijëra tifozë nga e gjithë Shqipëria i janë drejtuar Elbasan Arenës.Rreth orës 19:00 në Elbasan Arena kanë mbërritur lojtarët e Skënderbetu, ndërsa 30 minuta më vonë edhe ata të Dinamos.Tifozët vështirësi për të hyrë në stadiumNdërkohë që edhe pak minuta na ndajnë nga nisja e sfidës, në portat hyrëse të stadiumit, qindra tifozë janë në radhë dhe po hasin në vështirësi për të hyrë në stadium.Kthehen 90 tifozë kroateEthet e ndeshjes play-off mes Skënderbeut dhe Dinamos së Zagrebit e vlefshme për Champions League kanë filluar, pasi në pikën kufitare të Hanit të Hotot janë kthyer rreth 90 shtetas kroatë.Tifozët ishin nisur për të parë ndeshjen Skënderbeu-Dinamo i Zagrebit që do të luhet në “Elbasan Arena”.Lajmi për ndalimin e tifozëve është konfirmuar edhe nga shefi i kufirit dhe emigracionit. Pas konsultimeve me autoritetet kroate u tha se kthimi i tyre u bë pasi ata janë cilësuar si problematik.[caption id="attachment_564469" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Momenti i ekzekutimit te goditjes se denimit qe u shnderrua ne gol nga Shkembi[/caption][caption id="attachment_564468" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pjese nga ndeshja Skenderbeu-Dinamo Zagreb[/caption]
[caption id="attachment_564393" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Ekipi i Skenderbeut duke kryer stervitjen ne stadiumin "Elbasan Arena"[/caption][caption id="attachment_564394" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Ekipi i Dinamo Zagrebit duke kryer stervitjen ne stadiumin "Elbasan Arena"[/caption][caption id="attachment_564384" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Atmosfera perpara ndeshjes Skenderbeu- Dinamo Zagrebit[/caption][caption id="attachment_564380" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Atmosfera perpara ndeshjes Skenderbeu- Dinamo Zagrebit[/caption][caption id="attachment_564368" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Atmosfera perpara ndeshjes Skenderbeu- Dinamo Zagrebit[/caption][caption id="attachment_564367" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Atmosfera perpara ndeshjes Skenderbeu- Dinamo Zagrebit[/caption] [caption id="attachment_564375" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Lojtaret mberrijne ne stadiumin "Elbasan Arena"[/caption][caption id="attachment_564374" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Lojtaret mberrijne ne stadiumin "Elbasan Arena"[/caption][caption id="attachment_564373" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Lojtaret mberrijne ne stadiumin "Elbasan Arena"[/caption][caption id="attachment_564372" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Lojtaret mberrijne ne stadiumin "Elbasan Arena"[/caption]