Digjet një sipërfaqe me pemë frutore ne Lushnje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Gusht 2015, 19:27
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e së mërkurës një siperfaqe te konsiderueshme të drufrutorëve në kurorën e gjelber të qytetit te Lushnjes.Shkak i rënies së flakëve ka qënjë pakujdesia e fermereve që djegin barin e thatë në tokat e tyre. I ndihmuar nga era e fortë zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke shkrumbuar disa hektarë tokë të mbjelle me ullinj.Banorët e zonës janë munduar të shuajnë flakët me mjete rrethanore deri sa kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, por terreni i thyer ka vështërsuar punën e tyre. Shuarja e plotë e zjarrit është arritur rreth orës 15.30, duke lënë pas dëme të mëdha në plantacionet e mbjella me ullinj.