Çela: Defektet energjitike të mbartura, s'është investuar që prej kohës së elektrifikimit

Ndërprerjet e shumta të energjise elektrike në zonën bregdetare kanë çuar në Himarë drejtorin e Përgjithshëm të OSHEE, Adrian Çela. Për kreun e OSHEE-së defektet jane te mbartura, pasi në këto zona nuk është investuar prej kohës së eliktrifikimit të vendit.Adrian Çela: Kemi arritur të ulim ndjeshëm jo vetëm numrin e ndërprerjeve të energjisë duke krahasuar vitin 2013 me 2014, por është ulur ndjeshëm dhe koha e riparimit të defekteve.Kreu i OSHEE theksoi se po punohet që në Shtator të nisë invetimi për kalimin e linjes 110 kë,  projekt i cili përfundon implementim në vitin 2017. Nuk ka një sistem energjitik në këto zona por ka vetëm tela elektrifikimi që janë bërë që në vitet ’70 kur është bërë elektrifikimi.Adrian Çela: Ne kemi planifikuar që brenda 2017 të përfundojë ndërtimi i linjës së tensionit të ulët 20 kV për pjesën e Himarës. Me këto investime themi se në vitin 2016 situata në këtë zonë bregdetare Vlorë-Sarandë  do të përmirësohet ndjeshëm, por brenda 2017 do të jetë e zgjidhur e gjithë problematika në këtë zonë turistike.Sipas kreut të OSHEE-së operacionet në zonat turistike nga Velipoja në Sarandë, kanë sjellë rritje të arkëtimeve për shlyerjen e detyrimit për faturat e energjisë elektrike, ndaj kontrollet do të vijojnë.