Federata daneze: Shqiptarët të kthejnë mbrapsht biletat, s'do kalohet limiti

Federata Daneze e Futbollit i bën thirrje tifozëve shqiptarë të cilët kanë blerë biletat për jashtë seksionit të përcaktuar për tifozerinë mike t’i kthejnë ato tani.Në këtë mënyrë ata do të kompensohen. Nëse nuk do ta bëjnë do të ndalohen të hyjnë në stadiumin “Telia Parken”, më 4 shtator 2015, kur të luhet ndeshja Danimarkë- Shqipëri.Ndeshja është shumë vendimtare për Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt Euro 2016.Federata daneze thotë se tifozët shqiptarë që kanë blerë bileta për seksionin e rezervuar për tifozët danezë do tu paguhet çmimi i biletës nëse e kthejnë mbrapsht- ndërkohë nëse do të paraqiten në stadium dhe do tu refuzohet hyrja nuk do u kthehet çmimi i bietës.“Do të jemi në një situatë kur duhet të ndalojmë shumë tifozë shqiptarë të hyjnë në stadium, ndërkohë që sot qindra tifozë danezë janë në listën e pritjes për të blerë bileta.Për këtë arsye i bëjmë thirrje tifozëve shqiptarë të kthejnë biletat për seksionet që i përkasin tifozëve danesë” tha Jakob Hoyer përfaqësues i Federatës.“Kemi caktuar një seksion të veçantë për tifozët shqiptarë me më shumë vende se duhej ta bënim. Është e mirë për atmosferën e lojës dhe tifozët e të dy skuadrave. Ne paralajmërojmë tifozerinë shqiptare se nuk do ti pranojmë nëse do të paraqiten me një biletë që është në seksionin e rezervuar për tifozët danesë” thotë Jakob Hoyer.Sipas rregullave të UEFA-s, tifozët shqiptarë kanë të drejtë të marrin 5% të numrit të përgjithshëm të biletave pra 1,850 bileta. Nga ana e saj Federata daneze ka vendosur të japë 2.150 bileta për tifozët shqiptarë.Në hyrje do të vendosen disa roje sigurie të cilët nuk do të lejojnë asnjë tifoz shqiptarë të futet në seksionin e rezervuar për tifozët danezë. Kjo ndodh për arsye sigurie dhe për të shmangur trazirat”, thotë Jakob Hoyer përfaqësues i Federatës Daneze të FutbollitNe jemi të vetëdijshëm se refuzojmë shqiptarë jo rezidentë të cilat thjesht kanë dëshirë të shijojnë emocionet e ndeshjes kundër Danimarkës, dhe është për të ardhur keq, por prioriteti ynë në një ndeshje të tillë është sigurie” ka thënë më tej ai.Prej 15 korrikut janë shitur të gjithë biletat , ndërkohë ka pasur mijëra kërkesa të tjera për bileta nga tifozë që duan ta ndjekin ndeshjen nga stadiumi. Si mediat daneze ashtu dhe ato shqiptare kanë raportuar se mijëra shqiptarë kanë blerë bileta për seksione të tjera të cilat janë të rezervuara për tifozët e skuadrës së Danimarkës” thuhet në një komunikatë të federatës./Oranews.tv/