Tecnalia, rrobotët me kabuj

Në një ambjent kërkimor pranë Montpellier në jug të Francës, një mitim i një krahu të rëndë aeroplpani, po manovrohet me kujdes përmes një qendre testimi nga makineri automatike. Operacioni është pjesë e një kërkimi unik që mundet përfundimisht të luajë një rol në ruajtjen e punëve në industrinë e rëndë në Europë.Makineria lëvizëse është një rrobot që drejtohet nga kabuj, të dizenjuar në mënyrë të vecantë me saktësi dhe përshtatshmëri në mendje, teksa kërkusi Marc Goutterfarde nga CNRS/LIRMM Robotics shpjegon: ‘Kabujt janë komponente shumë fleksibel. Ata mundet vetëm të tërheqin platformën, nuk munden ta shtyjnë. Kështu që njëra nga sfidat tona është të mbajmë të gjithë kabujt të tërhequr. Parimi bazik i një rroboti që drejtohet me kabuj është shumë i thjeshtë. Por nëse synimi juaj është të performoni një numër të caktuar të detyrave të vështira si të lëvizni më shpejt, të mbani ngarkesa më të rënda ose të jeni më të saktë, ky është moment kur keni sfida. Për të adresuar këto sfida, ne i kthehemi matematikës, për të dizenjuar rrobotin dhe për ta kontrolluar atë.’Prototipi është dizenjuar nga shkencëtarët në një projekt kërkimor europian që synon të zhvilojë rrobotë të përshtatur për automatizimin e detyrave industriale me përmasa të mëdha. Rrobotët mund të modifikohen shumë lehtësisht për detyra të ndryshme.‘Rroboti qëndron në katër kollona të cilat mbajnë të gjithë strukturën,’ thotë Mariola Rodgriguez, një inxhinieri industriale e përfshirë në projektin Tecnalia/CABLEBOT.‘Por ne mundet gjithashtu të kemi tre kollona. Ose kollonat mund të vendosen në distanca të ndryshme nga ato që kemi këtu. Modulariteti gjithashtu nënkupton se ne mund të luajmë me platform të lëvizshme. Ajo që ne kemi këtu është një formë kubike. Por forma e tij mundet të jetë gjithashtu një trapez, ose ne mund të lidhim kabuj direkt me pjesën që ne dëshirojmë të lëvizim’.Cedric Baradat, një tjetër inxhinier rrobotik me Tecnalia thotë se përshtatshmëria është celësi: ‘Ne kemi përshtatur lidhjet tona me këtë pjesë. Është e sheshtë, kështu që na është dashur të llogarisim pozicionin më të mirë, për kabujt që të lidhen, në mënyrë që ne të lëvizim lehtësisht pjesën përgjatë tre ndryshuesve dhe akseve rrotulluese në hapësirë. Në këtë mënyrë, ne do të jemi të aftë të punojmë në një sipërfaqe të madhe në mënyrën më të sigurt të mundshme.’Rrobotët paralele të drejtuar nga kabujt mund të shumëfishohen me 10 ngarkesa dhe hapësirë pune të mundësuar nga rrobotët e industries konvencionale, thotë kërkuesi.Dhe kjo ofron avantazhe të mëdha ndaj prodhuesve të sistemeve të levave, sipas Jose Ignacio Olmos, drejtor i përgjithshëm i manifakturuesit spanjoll Vicinay Cemvisa. ‘Këto kabuj rrobote janë vegla komplementare ndaj vincave, cikrikëve, zinxhirëve ose sistemeve të tjera të ngjashme. Ato mund te jene tej mase shume precize ne levizjet e tyre. Ato mund te levizin lehtesishst pjese te medha te strukturave shume te medha ne menyre qe te ndihmojne ne montimin e ketyre strukturave.’Ju desh kerkuesve tre vjet per te zhvilluar rrjetin kompleks te mjeteve softëare te nevojitura per te dizenjuar pamjen dhe gjeometrine e rrobotit me kabuj. Atyre me pas ju desh te dizenjonin algoritmet e kontrollit te nevojitura per ta manipuluar ate. Tani ata jane duke pare perpara ne te ardhmen e aplikimeve te tij. ‘Ne jemi duke punuar aktualisht per te permiresuar saktesine e rrobotit. Nje evolucion I dyte do te duhet te testohet ne rrobote akoma edhe me te medhenj. Sa me te medhenj rrobotet, aq me shume komplekse jane problemet qe ne duhet te adresojme. Por ne te ardhmen, ne do te na duhen rrobote me kabuj akoma edhe me te medhenj, pasi jemi duke shenjestruar sektore si aerohapesira dhe transporti detar,’ thote Gouttefarde.Mariola Rodriguez beson se kerkimi mund te nxise akoma edhe me shume konkurrencen ne industrine e rende europiane. ‘Europa ka nevoje per te mbajtur prodhimin e saj industrial, jo ta transferoje ate ne vende me kosto me te ulet pune,’ thote ajo. Por per kete, ne duhet te reduktojme kostot e manifakturimit ketu. Dhe rrobotizimi I manifakturimit industrial eshte celesi per te rritur konkurrencen europiane, vazhdon ajo.Kerkuesit thone se rrobotet me te cilet ata po punojne mund te shnderrohen ne nje realitet pune ne me pak se 2 vjet./oranews.tv/