Google së shpejti me robotin humanoid, pritet të jetë me i shkathët se njeriu

Google ka zbuluar robotin humanoid pas një testimi që i ka bërë shpikjes së vet duke e lënë të vrapojë të lirë në pyje.Roboti Atlas, i krijuar nga kompania në pronësi të Google, Boston Dynamics, është një pajisje 187 cm e gjatë dhe 149 kg.Në video tregohet roboti humanoid që përpiqet  të ecë e vrapojë në pyll pa u rrëzuar.Marc Reibert, themeluesi i Boston Dynamics, foli për kërkimin dhe tregoi disa video të projektit të tij gjatë një konference në Kembrixh.Shumë nga konkurrentët në garën për shpikjen e robotit më të mirë kanë marrë për bazë robotin Atlas, por Reibert thotë se kompania e tyre ka bërë hapa madhorë në perfeksionimin e humanizimit të robotit.“Kemi studiuar të gjitha mënyrat se si njerëzit dhe kafshët lëvizin. Në focus është gjetja e balancimit, përpjekja për të shmangur rrëzimin,” tha Reibert.Themeluesi i Boston Dynamics zbuloi se testet në pyje kishin shkuar mirë. “Duam ta nxjerrim robotin në një mënyrë që ju as nuk e keni menduar. Po bëjmë përparime të mira”.2B71275C00000578-0-image-a-3_1439834405544 2B712A3300000578-0-image-a-6_1439834421193 2B71276100000578-0-image-a-2_1439834402335