Libi, apeli i Italisë, Gjermanisë, SHBA-së, Francës, Spanjës e Britanisë: Kundër ISIS

Qeveria italiane i bashkohet apelit të qeverisë franceze, gjermane, spanjolle, britanike e amerikane kundër sulmeve barbare të terroristëve të ISIS në qytetin libian Sirte.Gjashtë shtete Itali, Gjermani, SHBA, Francë, Spanjë e Britani e Madhe kanë nënshkruar një apel të përbashkët zyrtar ndaj akteve të fundit të luftëtarëve të shtetit Islamik ISIS në Libi."Jemi thellësisht të preokupuar nga bombardimet në disa lagje të populluara dendur në qytetin Sirte e nga aktet e dhunës për të terrorrizuar banorët, thuhet në komunikatën e tyre të shtypit.I bëjmë apel të gjitha grupeve politike libiane të bashkojnë forcat kundër kërcënimeve terrorrist që shfrytëzojnë Libinë për qëllimet e tyre."Ministria e Jashtme italiane shprehet e kënaqur për rezultatet e fundit të negociatave në Gjenevë, nën drejtimin e përfaqësuesit special të OKB Bernardino Leon në arritjen e një dialogu politik në Libi."Ngjarjet e fundit në Sirte, thuhet në deklaratën zyrtare të Ministrisë së jashtme italiane, tregojnë se sa e rëndësishme dhe urgjente është gjetja nga ana e forcave politike libiane e një marrëveshjeje për formimin e një qeverie me dakortësi kombëtare që në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar mund të garantoj sigurinë në vend kundër grupeve ekstremiste të dhunshme që synojnë vetëm destabilizim."Apeli i 6 shteteve të mëdha thekson se nuk ekziston një zgjidhje ushtarake në konfliktin politik në Libi, por mbetet preokupuese situata ekonomike e humanitare që përkeqësohet ditë pas dite./Oranews.tv/