SHBA, një grua në krye të Shërbimit Sekret
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Mars 2013, 07:00
Presidenti Barak Obama ka deklaruar se do të emërojë Julia Pierson si të parën grua në krye të Shërbimin Sekret të SHBA , agjenci që mbron presidentin dhe familjen e tij.Presidenti Obama tha se zonja Pierson është jashtëzakonisht e kualifikuar për të drejtuar Shërbimin Sekret dhe ka pasur një karrierë shembullore 30 vjeçare me këtë agjenci.Julia Pierson është aktualisht shefe e personelit të Shërbimit Sekret. Ajo e filloi karrierën e saj si oficere policie në Orlando, Florida. Emërimi i saj nuk ka nevojë për konfirmimin e Senatit.Së bashku me mbrojtjen e Presidentit, detyrat e Shërbimit Sekret përfshijnë hetimin mbi falsifikimin e parave, mashtrimin me karta krediti dhe krime të tjera financiare.