Ekonomia amerikane po rimëkëmbet dalëngadalë
Raporti ekonomik botuar të martën tregon një tablo të përzier të ekonomisë amerikane, e cila ngadalë po rimëkëmbet nga kriza më e rëndë në dekada.Kërkesat për prodhimet e fabrikave u rritën fuqishëm në shkurt. Departamenti i Tregtisë thotë se kërkesat për mallra afatgjata u rritën 5,7 për qind për muajin shkurt.Përveç kësaj, një grup privat kërkimor raporton se çmimet e banesave në 20 qytetet më të mëdha u rritën më shumë se 2 për qind në 12 muaj. Problemet e rënda në tregun e shtëpive ishin faktor kyç në krizën financiare.Në kontrast me këto raporte optimiste, masa e besimit të konsumatorit ra ndjeshëm në muajin mars.Studiuesit thonë se ngërçi politik mbi financat e qeverisë i bëri konsumatorët të shqetësohen në lidhje me ekonominë.Ekonomistët e shikojnë nga afër besimin e konsumatorit për shkak se kërkesa konsumatore drejton rreth 70 për qind të aktivitetit ekonomik amerikan.