Rusia shton Shqipërinë në vendet që i vendos embargo produkteve ushqimore
Rusia ka shtuar Shqipërinë, Malin e Zi, Lihtenshtajni dhe Islandën në listën e vendeve që i ka vendosur embargo eksportit të produkteve ushqimore, si hakmarrje ndaj sanksioneve të perëndimit.Agjencia Reuters shkruan se kryeministri i Rusisë, Dimitri Medvedev publikoi sot listën e zyrtare të shteteve që i ka vendosur embargo.Kundërsanksionet e Rusisë të cilat janë në funksion deri në 5 gusht të 2016 më përpara përfshinin Shtetet e Bashkuara,Kanadanë, Norvegjinë, Australinë dhe 28 vende antare të BE.Megjithatrë në kundërshtim me pritshmëritë, lista e zgjeruar nuk përfshinte Gjeorgjinë.Ish Republika Sovjetike së fundmi mohoi të mbështeste një rritje të sanksioneve perëndimore ndaj Moskës.Mdvedev tha gjithashtu në mbledhjen e qeverisë se Moska do të ndalojë vetëm importe të ushqimeve të veçanta nga Ukraina në vitin 2016 nëse hyn në fuqi një marrëveshje e shoqatave ekonomike midis Kiev dhe BE."Ne ramë dakort ti jepnin Ukrainës kohë shtesë deri ne 1 janar të vitit të ardhshëm"- u shpreh Medvedev"Pas kësaj periudhe, nëse ne nuk arrijmë një marrëveshje të ndërmjetesuar nga BE, dhe nuk shoh asnjë shenjë të saj,vendimet e miratuara më përpara do të zbatohen duke vendosur embarkon e ushqimeve për Ukrainën."Bashkimi Europian dhe vendet perëndimore imponuan sanksione kundër firmave ruse dhe individëve vitin e kaluar duke iu përgjigjur qëndrimit të Moskës në krizën ukrainase dhe është aneksimi i gadishullit të Krimesë.