PD: I besuari i Ramës në Burrel, çon drejt vetëvrasjes specialisten e OSHEE

PD ka denoncuar një rast për largimin nga puna të një punonjëse të OSHEE në Burrel, e cila ka tentuar edhe vetëvrasjen. Në një dalje për mediat nga selia blu, zëdhënësja Orijela Nebiaj  tha se kreu i PS në këtë zonë, njëherësh edhe drejtori i OSHEE trafikon vendin e punës duke vendosur militantë.Deklarata e plotëDrama e 41 vjeçares Nexhmije Bushi, nënës dhe bashkëshortes nga Burreli, që tentoi vetvrasjen pas largimit nga puna, është pjesë e tragjedisë që po shkakton prej dy vitesh qeveria me spastrimet e pamotivuara, për të hapur vende pune për militantët e saj.Nexhmije Bushi ka arsimin e duhur për punën që bën në OSHE, dhe ajo punon në këtë sektor prej 17 vitesh. Por i besuari i Edi Ramës në Burrel, kryetari socialist që është dhe shef i madh i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë për rajonin, e ka hedhur në rrugë pa asnjë motiv, për ti hapur vendin militantit pa arsimin përkatës.Bashkëshortja dhe nëna që në dëshpërim e sipër tentoi vetflijimin nga kjo padrejtësi që nuk ka ku ta apelojë e nuk ka ku ta zgjidhë, sepse sistemi i instaluar nuk sheh e nuk dëgjon po nuk pate lidhje politike, ka mbaruar politeknikumin pra është specialiste e fushës dhe prej 17 vitesh ushtron detyrën në mënyrë korrekte.Partia Demokratike e dënon ashpër këtë akt të oligarkut lokal socialist, i cili nën modelin e udhëheqjes në Tiranë, flak në rrugë profesionisten për të trafikuar më pas vendin e punës.Partia Demokratike e inkurajon prokurorinë në hetimin e nisur për këtë ngjarje, për këtë nxitje çnjerëzore drejt vetvrasjes së një nëne.Qytetarët po e shohin çdo ditë se banda e OSHE ka përfunduar në duar të inkriminuarish, të paaftësh, hajdutësh me precedentë penalë. Por një ditë të gjithë do të mbajnë përgjegjësi për padrejtësitë që po u bëjnë qytetarëve të pamundur të vendit.