Obama, thirrje të miratojë ligjin për emigracionin
Presidenti Obama i bëri thirrje Kongresit për të treguar "guxim politik" në lidhje me reformën për ligjin e emigracionit në SHBA. Kreu i Shtëpisë së Bardhë i bëri këto komente gjatë një ceremonie për natyralizimin e 28 shtetasve të rinj amerikanë, duke përfshirë 13 pjestarëve të shërbimit aktiv ushtarak.Obama vuri në dukje se ligjvënësit në Senat dhe Dhomën e kanë bërë disa përparime drejt gjetjes së gjuhës së përbashkët në emigracionin. Një grup prej tetë ligjvënësve është duke punuar për rregullimin e ligjeve të emigracionit dhe ka të ngjarë të zbulojë një plantë ri në muajin prill Obama ka nxitur ligjvënësit për të nënshkruar së shpejti një plan reformash për ktë ligj."Ne kemi bërë përparime por duhet ti japim fund kësaj pune. Kjo çështje nuk është e re. Gjithkush e di se ccfarë nuk shkon dhe të gjithë e dinë si do ti japin zgjidhje " deklaroi Obama.Ai shprehu gatishmërinë e tij për të nënshkruar këtë reformë sa më shoejt që të jetë e mundur. " Le ta kryejmë këtë punë, në mënyrë që të japim besim dhevlerë për vednin tonë" theksoi Obama.Në muajin janar Obama propozoi një paketë reformash për ligjin e emigracionit por ajo nuk gjeti miratim nga republikanët në Kongres. Refuzimi i tyre duket se do ta bëjë sërish të vështirë gjetjen e një konsensusi në lidhje me këtë çështje e cila ka hapur gjithnjë debate mes forcave politike në Amerikë.