Itali, pritet koalicioni Bersani-Berluskoni

Pier Luigi Bersani, kreu i qendrës së majtë ka planifikuar të takohet sot me deputetët  e Silvio Berluskonit,  në një përpjekje për të formuar një qeveri koalicioni për t'i dhënë fund një bllokimi një mujor."E vërteta është se ka një situatë dramatike ... Ne kemi nevojë për një qeveri e cila kryen mrekulli", tha Bersani në një takim me sindikatat.Presidenti Giorgio Napolitano, mandati i të cilit përfundon në muajin maj, thërriti një koalicion të ashtuquajtur të madh më 22 mars, dhe ai i dha Bersani një mandat për të kërkuar mbështetjen parlamentare.Partia e Bersanit që  fitoi shumicën në Dhomën e Ulët, por jo në Senat në zgjedhjet e muajit shkurt ka  përjashtuar në mënyrë të përsëritur një aleancë me Berlusconin, por ndërsa ekonomia e tretë në Eurozonë po vuan nga kriza duhet se ka një tërheqje nga Bersani.Berluskoni të hënën paralamëroi se partia e tij është gati për zgjedhje të reja nëse rivali i tij i qendrës së majtë nuk do të jetë i aftë të formojë një qeveri.Që kabineti i ri qeveritar të vihet në detyrë,  bersani  duhet që të marrë votëbesimin e dy dhomave të parlamentit italian. Bersani ka numrat në Dhomën e Ulët, por i mungon mazhoranca në Senat.Për të siguruar mazhorancën, Bersanit i duhet me patjetër mbështetja e njërës mes Grillos dhe Berlusconit. I pari ka refuzuar kategorikisht mbështetjen për të dyja kahet tradicionale të politikës italiane.Ndërkohë sa i përket një koalicioni Bersani - Berluskoni duket i arritshëm për mediat italiane që madje kanë ndarë dhe postet drejtuese.Propozimi bën fjalë që Bersani të jetë kryeministër dhe që i besuari i Berluskonit  Angelino Alfano të jetë zëvendës kryeminstër.