U aksidentua në punë, Apeli i 39 vjeçarit: Më ndihmoni, s'dua luks por dritën e syve

Jeta e vështirë dhe humbja e shikimit tre vite më parë gjatë një aksidenti në punë, ka detyruar 39-vjeçarin Flamur Ndoj të apelojë për ndihmë. Ai kërkon gjetjen e mundësive për tu operuar, pasi ende ka shpresa për rikthimin e shikimit.Ky është Flamur Ndoj, një 39-vjeçar nga fshati Gallatë i Kurbinit, i zhytur në varfëri të skajshme dhe në errësirë totale pasi prej tre vitesh ka humbur shikimin.Jetën e vështirë dhe varfërinë i kanë përballuar sëbashku me nënën e tij Marien. Gjithçka lidhet me një aksident të ndodhur në punë. 39-vjeçarit i shpërthen një bombul gazi duke e dëmtuar rëndë, më së shumti në sy.Flamur Ndoj: Më kanë thënë për Gjermani, më kanë thënë për Amerikë, është shumë larg. Atje më kanë thënë me garanci që të vinë sytë, por edhe për mundësi ma kanë sugjeruar njerëzit. Deri tani kam shpenzuar 30 mijë euro, ku ti marr? Unë i kam marrë borxh, të gjitha këto lekë janë marrë borxh. Pak tokë që kam e kam nxjerrë në shitje. Do bëj përpjekje për të bërë edhe një ndërhyrje të paktën, që e kam të domosdoshme për pastrim dhe shtrirje retine minimumi.Orvatjet në spitale brenda dhe jashtë vendit, veç shpenzimeve te shumta nuk sollën asnjë rezultat tjetër, ndërsa sot për të vijuar betejen për rikthimin e shikimit duhen të tjera shpenzime, ndaj 39-vjeçari bën apel për ndihme.Flamur Ndoj: I drejtohem shtetit, kujdo që ka mundësi të më ndihmojë, unë nuk po kërkoj luks, por dritën e syve.Apeli i një nëne i drejtohet kujdo që ka mundësi të kontribuojë, ndërsa nuk i humbet shpresat se nje ditë djali i saj do të shikojë përsëri.Marie Ndoj: Sëpari Zoti lart që i ka të gjitha në dorë, qeveria e bën punën e vetë po të dojë. Nuk mund të thonë se nuk kanë. Duhet me pas besim se nuk kemi ku shpresojmë tjetër.Flamur Ndoj mbetet me shpresën e gjetjes së mundësive financiare, që do ti mundësonin kurimin e syve, ndërsa jeton në errësirë dhe në varfëri të plotë. [caption id="attachment_553851" align="alignnone" width="626"]qorri Ne foto: I verbri Flamur Ndoj, dhe nena e tij , Marie qe e ndihmon[/caption][caption id="attachment_553848" align="alignnone" width="626"]qorri4 Ne foto: I verbri Flamur Ndoj, dhe nena e tij , Marie qe e ndihmon[/caption][caption id="attachment_553850" align="alignnone" width="626"]qorrii Ne foto: I verbri Flamur Ndoj, dhe nena e tij , Marie qe e ndihmon[/caption][caption id="attachment_553849" align="alignnone" width="626"]qorri3 Ne foto: Banesa e varfer e Flamurit[/caption] /Oranews.tv/