Bashkia e Tiranës, Nevila Xhindi këshilla për Kryebashkiakun e ri Veliaj

Erion Veliaj do të gjejë në tryezën e tij të punës si Kryebashkiak projekte të lëna gati nga paraardhësi i tij Lulzim Basha.Nevila Xhindi: Zoti. Veliaj do të gjejë dy pasuri në Bashkinë e Tiranës, njëra është asetet njerëzore, Drejtorët e Bashkisë së Tiranës do të jenë aty. Dhe thesari i dytë janë 110 projekte”.Për projektet që tashmë Erion Veliaj duket se i ka gati, nga studio e Ora News nënkryetarja Nevila Xhindi e paralajmëroi që ti mendojë mirë, siç është ai i Parkut Kombëtar të Liqenit.Nevila Xhindi: Besoj se ajo është një gjë që duhet rikonsideruar, është kundrejt çdo premtimim që ai ka bërë, është mirë të mbajë premtimet.Ndonëse Veliaj e gëzon mbështetjen e qeverisë, nënkryetarja Xhindi u shpreh mosbesuese se kaq do të mjaftojë për të realizuar premtimet.Nevila Xhindi: Duket sikur e ka benediksionin e kryeministrit Rama, por dua të them që Tirana duhet të qeveriset me vizion dhe strategji të qarta.Ndryshimi i Kryebashkiakut gjithmonë shoqërohet e largime të punonjësve, por Xhindi këshillon Veliaj të mos veprojë si qeveria Rama në 2013.Nevila Xhindi: Do doja të besoja që trashëgiminë institucionale të atij institucioni që unë e quaj pasuri të mos e lëvizte asnjë. Duke pasur parasysh atë që ka ndodhur në administrratën pyublike të 2013, e dyshoj këtë gjë.Erion Veliaj do të marrë detyrën ditën e enjte me 30 korrik gjatë një ceremonie ku të pranishëm do të jenë edhe drejtuesit aktualë të Bashkisë.Të enjten mblidhet dhe Këshilli Bashkiak i TiranësMbledhja e parë e Këshillit Bashkiak të dalë nga zgjedhjet e 21 qershorit për Bashkinë e Tiranës, do të zhvillohet paraditen e së enjtes.Sekretariati i Bashkisë ka shpërndarë një njoftim për mediat mbi kalendarin e punimeve.Në bazë të ligjit për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore, mbledhja është thërritur nga sekretari i Bashkisë. Mbledhja e Këshillit do të nisë në orën 10:00 me zgjedhjen e Komisionit të Mandateve, që do të hartojë një raport që më pas do të shqyrtohet për miratim nga Këshilli.Pas kësaj do të vijohet me betimin e këshilltarëve të rinj, të cilët do të zgjedhin kreun e Këshillit Bashkiak dhe nënkryetarin e këtij këshilli.Menjëherë pas kësaj do të vijohet me formalitetin e shpalljes së vlefshmërisë së kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe betimin e tij dhe në fund zgjedhja e anëtarëve që do të përfaqësojnë Këshillin Bashkiak në Këshillin e Qarkut të Tiranës.