Blatter: Rusët "të jenë krenarë" me Putinin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Korrik 2015, 08:37
Pa marrë parasysh skandalet e FIFA-s, Sepp Blatter thotë se organizata mbetet e angazhuar për ndaj kombit nikoqir të Kupës së Botës 2018, Rusisë.Gjatë një takimi sot me presidentin Vladimir Putin, përparabarazimit kualifikues, presidenti i FIFA-s i tha Putinit se “ne i themi po Rusisë, jemi duke siguruar mbështetjen” dhe qytetarët rusë “të jenë krenarë” me Putinin.Blatter shtoi se “në situatën e tashme gjeo-politike, ne duhet jo vetëm të flasim për deshirat tona për të përmirësuar botën, por na duhet të bëjmë dicka” për të promovuar paqen.Me fjalë të pakta, Putin e mirëpriti Blatterin, duke thënë se Rusia do “të bëjë çfarëdo që ka në dorë” që t’i bëjë lojëtarët dhe fansat të ndihen si në shtëpi në vitin 2018./REL/ Oranews.tv/