Zbulohet kapoja i trafikut të klandestinëve nga Libia. Është Ermias Ghermay, nga Etiopia
Identifikohet kreu i trafikantëve të emigrantëve klandestinë që nisen çdo ditë nga Libia drejt brigjeve të Mesdheut.Quhet Ermias Ghermay me origjinë nga Etiopia, është organizuesi kryesor i trafikut të qënieve njerëzore nga Afrika drejt Europës.Identifikimi i tij është bërë nga investigimi i gazetares britanike “Alex Crawford” , e vetmja që ka mundur të hyj në Tripoli pas vdekjes së Muammar Ghedafit më 2011.Gazetarja britanike e Sky News, citon si burim të informacionit të saj policinë italiane e gjykatësin Geri Gerrarra, anëtar i Drejtorisë Investigative Antimafia të Palermos.Sipas saj policia italiane për identifikimin e skafistëve që organizojnë udhëtimet e klandestinëve, ka impenjuar të njëjtat metoda e teknika të përdorura për luftën kundër mafias në Itali e "padrinwe të Cosa Nostra".Kryetrafikanti Ermias Ghermay, konsiderohet personi më i kërkuar, mes trafikantëve të shumtë të qënieve njerëzore në brigjet libiane.Identifikimi tij është bërë falë hetimit prej gati 18 muaj të gjykatësit italian Geri Ferrarra, por pa mundur të coj deri në fund, pasi mungon bashkëpunimi nga ana e autoriteteve libian.Ermias Ghermay kryen i qetë e i lirë aktivitetin e tij kriminal, fakt i konfermuar dhe nga kreu i policisë së Zuwara, qytetit nga ku nisen çdo ditë anijet e gomonet e emigrantve. "Di kush janë skafistët, thotë ai, por nuk kam mjetet e nevojshme për t'i ndaluar."Investigimi i gazetares Crawford, ka zbuluar dhe disa përgjime telefonike kryer nga policia italiane ndaj bisedave mes Ermias Ghermay e vartësve të tij, ku mbytja e një anije në mes të Mesdheut, konsiderohet "problemi më i fundit në punën e tyre".Një tjetër tragjedi emigrantësh në Mesdhe. Ndërkohë gjatë ditës së djeshme një tjetër tragjedi është verifikuar në Detin e Mesdheut.Një gomone me rreth 120 afrikanë është mbytur në afërsi të brigjeve libiane. Rreth 80 persona kanë mundur të mbijetojnë falë operacionit të shpëtimit të anijes gjermane “Holstein”, e cila i ka zbarkuar më pas në portin italian Augusta.Sipas rrëfimeve të të mbijetuarve rreth 40 emigrantë, shumica e të cilëve gra e fëmijë janë mbytur gjatë fundosjes së gomones.
/oranews.tv/