Kërkohet nëna, me ushqime, i dërgoi djalit drogë në burgun e Peqinit
Nëna i dërgon djalit drogë në burg, e fshehu në çantën e ushqimeve.Është zbuluar në Institutin e vuajtjes së dënimit në Peqin, ku nëna e Drino Xhelos, 25 vjeç banues në Tiranë i ka dërguar djalit të saj çantën me ushqime. “ Gjatë një kontrrollit të bërë nga I.E.V.P Peqin, në çantën e ushqimeve të dërguara nga nëna e tij, iu gjet një sasi lënde narkotike e llojit Cannabis Sattiva” informon policia e Elbasanit.Nga veprimet e para hetimore, sasia e gjetur, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërkohë ka filluar dhe proçedimi penal dhe po punohet për kapjen e shtetases F.F vjeç 58, banuese në Tiranë.Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal./Oranews.tv/