Aksident në Lezhë- Balldre, përplasen dy makina , 6 të plagosur

Dy automjete që lëviznin përgjatë superstradës Lezhë-Shkodër u përplasën paraditen e 23 korrikut rreth orës 10 në afërsi të Balldrenit duke shkaktuar plagosjen e 6 personave.Nga përplasja e fortë e një Mercedezi me targa italiane që drejtohej nga shteasi me iniciale P.H, vjeç 39, banues në Kallmet të Lezhës dhe të një Volksvageni me targa të Belgjikës që drejtohej nga shtetasi me iniciale I.O, 41 vjec banues në Preshevë, kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve si dhe shtetasit me iniciale N.A 40 vjece, 15 vjecari me iniciale G.O , 13 vjecari me iniciale L.O si dhe një 7 vjecar me iniciale A.R, të gjithë pasagjerë në autoveturën tip volksvagen.Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës ku kanë marrë edhe ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë edhe efektivë të policisë rrugore, të cilët nisën edhe hetimet për të saktësuar shkaqet e këtij aksidenti.Nga të dhënat e para bëhet e ditur se autovetura tip Volksvagen Golf që lëvizte në drejtim të Shkodrës ka kryer një parakalim të gabuar e për pasojë është vënë përballë automjetit Mercedez që lëvizte në drejtim të Tiranës, ndërsa mjeti tip Mercedez është përmbysur në mes të rrugës.lezhe aksidenti1lezhe aksidenti2lezhe aksidenti3