Aksidentet rrugore, akt ekspertimet mbajnë peng proceset gjyqësore

Në mjaft procese gjyësore për aksidentet rrugore dhe ato në punë janë konstatur probleme të shumta në lidhje me akt-ekspertimet.Fatmir Hasho, ekspert në fushën e aksidenteve, thotë se gjatë  gjykimit të  aksidenteve  rrugore, vihet re mungesa e një raporti të saktë mbi shkaqet.Sipas tij kjo lidhet dhe me një urdhër të ministrisë së brendshme, e cila që prej janarit të këtij viti, ka hequr ekspertët auto- teknik nga gjykatat.Ekspert në fushën e aksidenteve, Fatmir Hasho: " Kjo ka krijuar një handikap të madh ku është krijuar një fushë e lirë ku mund të veprohet si të daush dhe oficerët e policisë gjyqsore nuk e kanë fare për kollaj mjafton të bëhet një aks ekspertimi, kjo ndodh në të gjithë republikën për aksidentet rrugore."Eksperti i aksidenteve Fatmir Hasho rendit problem edhe ne proceset gjyqesore me aksidentet nee punee.Ai thotee se frika peer tee mos humbur vendin e punees detyron mjaft puneetoree tee teerheqin paditee.Ekspert në fushën e aksidenteve, Fatmir Hasho : "Punonjësit të cilët janë dëmtuar jo për faj të tyre vetëm kanë frikë ta shprehin problemin e tyre përballë firmës sepse nesër i pushon, pra të drejtat e puntore në Republikën e Shqipërisë janë shumë të cunguara duke mos pasur një kontratë të ligjshem. Është një përgjegjësi e dyanshme, edhe e punëdhënssve edhe e punëmarsve, nëse do të trajtohet ligji ashtu siç është shkruar unë mendoj se aksidentet në punë tek neve do të ishin shumë të pakta."Ndërkohë një tjetër fenomen në dëm të të aksidentuarave në punë lidhet me sigurimin e tyre.Janë qindra rastet kur ata nuk arrijnë të fitojnë proceset ndaj kompanive punëdhënëse, sepse nuk figurojnë të mbuluar me sigurime./oranews.tv/