Johannes Hahn: Shqipëria ka bërë progres, por rruga e anëtarësim është e gjatë

Kur do të jetë hapi i ardhshëm i afrimit të shqipërisë me bashkimin europian, duke qenë se është kandidate zyrtare prej më shumë se një viti?Kjo është pyetja drejtuar komisionerit për zgjerim në bashkimin europian Johannes Hahn nga gazeta ekonomike  austriake Virtshafts Blat, së cilës ai i është përgjigjur:“Deri tani nuk besoj se është klima e duhur për hedhjen e hapit të ardhshëm. Shqipëria ka bërë progres, mbase vitin tjetër mund të kemi hapa të tjerë, por deri në anëtarësim rruga është e gjatë.”Në këtë intervistë të gjatë, komisoneri Hahn ka prekur shumë problematika të Ballkanit, si nga ana politike dhe ajo ekonomike.“Problemet e mëdha me sundimin e ligjit në vendet ballkanike po frenojnë ekonominë e rajonit”, tha ai, duke shtuar se është në interes të këtyre vendeve të zbatojnë ligjin në mënyrë që të tërheqin sa më shumë investitorë dhe të gjerenojnë ekonomitë e tyre.Hahn është ndalur gjatë në krizën maqedonase, si një nga ndërmjetësuesit kryesorë ndërkombëtarë në arritjen e marrëveshjes mes palëve.Ai tha se shkupi ka problem të mëdha dhe është shumë pas sa i përket integrimit europian, duke nënvizuar se porta europiane do të hapet  vetëm në momentin kur palët të bashkëpunojnë në interes të qyetarëve të tyre.Sa i përket Serbisë dhe anëtarësimit të saj në union, Johanes Han tha se normalizimi i marrëdhinieve me Kosovën është i rëndësishëm, kurse njohja e saj nga Serbia jo kusht për anëtarësimin e saj në Bashkimin Europian.343